HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ Militantët e PD dhe LSI rrahin protestuesin mes tyre me urdhër të Klevis Balliut, pse përmendi çështjen çame

VIDEO/ Militantët e PD dhe LSI rrahin protestuesin mes tyre me urdhër të Klevis Balliut, pse përmendi çështjen çame

Militantet e PD dhe LSI, sot nuk kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë por janë rrahur dhe me njëri tjetrin.

Pamjet video tregojnë momentin e parë kur një tufë protestuesish kanë rrahur pa mëshirë një tjetër protestues, të cilin e konsideruan si të ‘infiltruar’.

Por si qëndron e vërteta e kësaj ngjarje?

Burime nga vendi i ngjarjes tregojnë se militantët e udhëhequr nga ish-deputetit Klevis Balliu, e kanë rrahur protestuesin që gjendej mes turmës, thjeshtë pse ky i fundit përmendi çështjen çame.

Kaq ka mjaftuar që protestuesi të dhunohej nga të paktën 10 persona brenda protestës së militantëve të PD-LSI./Ekskluzive.al