HomeAktualitetKryesore

“Deputetët e LSI-së janë të porositur”! Myslim Murrizi u nxjerrë të “palarat”: Ja lidhjet e tyre familjare

“Deputetët e LSI-së janë të porositur”! Myslim Murrizi u nxjerrë të “palarat”: Ja lidhjet e tyre familjare

Deputeti Myslim Murrizi dyshon se kolegët e tij nga LSI-ja që pranuan të marrin mandatet, janë të porositur për ta bërë një gjë të tillë.

Në emisionin “Arena” në Ora News, Murrizi solli në vëmendje rastin e deputetes së Shkodrës nga lista e LSI-së, Amra Borova, për të cilën tha se është familjare e ngushtë me Agron Çelën, që kryesonte listën në këtë qytet.

Murrizi ngre pyetjen se si mundet që Borova të marrë mandatin pa miratimin e të afërmit të saj.

“Ata (të LSI-së) i kanë plotësuar të gjitha listat. Nuk gjykoj që nuk kanë ardhur rastësisht. Absolutisht kanë ardhur me porosi. Ju tregoj rastin në Shkodër. Duke qenë se jam tek Komisioni i Mandateve erdha për të parë raportin e KQZ-së.

Për deputeten e Kuvendit, që nuk e ka bërë betimin akoma sepse një ditë më parë u bë me vajzë. Kurrë nuk e besoj që ajo të ketë marrë mandat jashtë miratimit të atij që e ka lënë mandatin. Është familjare e ngushtë e tij e zotit Çela dhe është në listë se ka dashur ai ta fusi. Mbesa apo nusja e nipit nuk mund të marrë mandatin që lë xhaja”, u shpreh Murrizi.