HomeAktualitetDebat

Shqiptarët janë kthyer në “mish për top” të disa partive që kërkojnë vota në Holandë

Shqiptarët janë kthyer në “mish për top” të disa partive që kërkojnë vota në Holandë

Kryeminsitri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e parlamentit holandez ndërsa tha se nuk ndikon aspak në lëvizjen e lirë të Shqipërisë.

“Për revokimin e lëvizjes së lirë duhet të përmbushen disa kritere objektive; asnjë prej të cilave nuk përkon me realitetin e faktorit shqiptar në Holandë.

Më e bukura është që ministri për Drejtësi dhe Siguri të Holandës, në fjalën e tij në Parlament reagoi duke thënë pikërisht këtë.

Që nuk ka asnjë kriter të përmbushur negativisht për ta marrë këtë vendim.

Ministri vizitoi para pak ditësh Shqipëinë dhe u shpreh me tone pozitive në raport me ecurinë pozitive të këtyre pikave” – tha Rama.

Shefi i ekzekutivit tha se shqiptarët janë bërë ‘mish për top’ për disa parti holandeze që shkelin dinjitetin e shqiptarëve.

“Nëse ka një vendim, qeveria holandeze merr dhe shqyrton nëse janë përmbushur kriteret, që bazohen në shifra dhe fakte” – shtoi ai.