HomeBota

Ku do ankohet Holanda?! Parlamentit Europian mbyllë me performancë muzikore seancën fundit

Ku do ankohet Holanda?! Parlamentit Europian mbyllë me performancë muzikore seancën fundit

“Është përgjegjësia jonë ta mbajmë Europën të bashkuar. Le të rindërtojmë ‘Notre Dame’-in dhe gëzuar Pashkët”.

Këto janë fjalët që eurodeputeti nga Sllovakia, Lojze Peterle zgjodhi për kolegët e tij, në mbylljen e sesionit të fundit të Parlamentit aktual Europian.

“Do të doja t’iu falënderoja për 5 vitet e bashkimit në diversitet”, tha ai, duke shfrytëzuar më pas rastin për të bërë një performancë të shkurtër muzikore.

Ai luajti me harmonikë himnin e Bashkimit Europian, “Ode to Joy”, dhe u prit me duartrokitje nga kolegët europianë.

Kjo ishte seanca e fundit e kësaj legjislature të Parlamentit Europian, përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.