HomeAktualitetKryesore

Presidenti i KE Jean-Claude Juncker: ”Mbetem një tifoz i zjarrtë i zgjerimit!”

Presidenti i KE Jean-Claude Juncker: ”Mbetem një tifoz i zjarrtë i zgjerimit!”

Në përkujtim të 15-vjetorit të zgjerimit të BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi: Pesëmbëdhjetë vjet më parë 10 vende morën vendin e tyre të duhur në zemër të bashkimit tonë.

“Ne kapëm momentin unik dhe pajtuam historinë e Evropës me gjeografinë tonë”, shtoi ai.

”Mbetem një tifoz i zjarrtë i zgjerimit”, theksoi Juncker.

Shtetet anëtare që u bashkuan në 2004 me BE-në ishin Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia si dhe ishujt e Qipros dhe Maltës.

Pranimi i tyre shënoi zgjerimin më të madh të bllokut në të njëjtën kohë.