HomeAktualitet

Grabitja në Rinas, hetuesi digjital del me emra: Ja kush është “daja” i vërtetë…

Grabitja në Rinas, hetuesi digjital del me emra: Ja kush është “daja” i vërtetë…

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur për grabitjen e 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Ai tha se ngjarja po manipulohet përmes “të penduarit të rremë”, duke zbuluar edhe skemën sesi do të dilet në krye të kësaj historie.

Berisha tha:

“A e shihni ju se çfarë bëjnë këta për vjedhjen e shekullit? Çfarë manipulimi të paskrupullt me Alkond Bengasin, një gjysmë i droguar, një malavitë i zakonshëm, i cili është akuzuar njëherë për këtë punë.

Tani akuzohet prapë sepse e merr përsipër. Ai merr 100 mijë euro, rri nja 2-3 vjet në burg dhe rroga në burg i shkon shumë më lart se të ishte deputet në parlament.

Tani del “Daja”, ky paska shkuar në Çerem për të varrosur Admir Murataj. Daja i vërtetë është vasalkimiku i kësaj vjedhje, Ministri i Brendshëm. Ndrikulla është ndrikull-Riformato, Elona Bici.”