HomeLifestyle

E dinit që ishte shtatzënë?! Kim Kardashian bëhet nënë për herë të katërt

E dinit që ishte shtatzënë?! Kim Kardashian bëhet nënë për herë të katërt

Kim Kardashian është bërë nënë për herë të katërt nga një nënë mbartëse. Këtë të premte nëna mbartëse ka sjellë në jetë fëmijën e katërt të Kim Kardashian dhe reperit Kanye West.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Kim në Twitter:

“Ai është këtu dhe është perfekt.”

Në një postim tjetër Kim shkroi se djali i sapolindur është si të ishte binjaku i vajzës 1 vjeçe, Chicago.

“Ai është binjaku i Chicago-s! Jam e sigurt që ai do të ndryshojë shumë, por tani duket fiks si ajo.”