HomeDiaspora

Tragjike/ Vritet në park në Greqi 19 vjeçari në sy të të dashurës

Tragjike/ Vritet në park në Greqi 19 vjeçari në sy të të dashurës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 19-vjeçar është vrarë në sy të së dashurës së tij.

Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ndodhi në periferi të Marousit rreth orës 05:00, teksa dy të dashuruarit ishin duke shëtitur në park.

Policia thotë se sulmi është kryer nga 3 persona ende të paidentifkuar. E dashura e djalit ka deklaruar se sulmuesit fillimisht i kanë kërkuar paratë dhe celularin, dhe se të tre kishin kapuçë në kokë.

Rrethanat e sakta të ngjarjes ende nuk bëhen të ditura.