HomeAktualitetKronike

Dalin detajet e përplasjes mes grabitësve dhe policisë në Rinas, zbulohet distanca nga u qëllua Admir Murataj

Dalin detajet e përplasjes mes grabitësve dhe policisë në Rinas, zbulohet distanca nga u qëllua Admir Murataj

Admir Murataj është qëlluar nga një distancë prej rreth 15 metrash. Ky është konkluzioni me të cilin dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore.

Ekspertiza i është dorëzuar Prokurorisë së K.rimeve të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet lidhur me grabitjen e aeroportit të Rinasit.

Sakaq, në dokumentin e mjekësisë ligjore thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë.

Nga ana tjetër ende nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën është qëlluar.

Kujtojmë se disa ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë duke hedhur dyshime për mënyrën e vrasjes së Muaratajt.

Ndërkaq, K.rimet e Rënda mbyllën çështjen e 44-vjeçarit, pasi Mjekësia Ligjore dorëzoi certifikatën e vdekjes.