HomeAktualitet

“Opozita jashtë nuk është Luli”, deputeti i PD: Të ulen rrogat tona, jepjani policëve që do përballen më 30 Qershor

“Opozita jashtë nuk është Luli”, deputeti i PD: Të ulen rrogat tona, jepjani policëve që do përballen më 30 Qershor

Pas deklaratave të Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit, nga frika se mund të ketë një marrëveshje Rama-Basha, deputeti Lefter Maliqi tha sot në Kuvend se:

“Dyshon se këta do të bëjnë marrëveshje, por ishalla ndryshojnë sistemin. Po pse qënkan ata jashtë më të korruptuar se ne, kush i bëri të korruptuar gjyqtarët dhe prokurorët, politikanët”.

Duke u ndalur te situata e policisë së shtetit, ai tha se: “Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira.

Të hiqen dhe lekët e vetingut dhe tu jepen policëve për karburant, makina se kemi qenë në disa drejtori policie dhe e dimë shumë mirë. Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen.

Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli, janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar” tha ai.