HomeAktualitetKryesore

I mbijetoi shpërthimit në Letoni, rreshteri bën gjestin prekës në ceremoninë e majorit Klodian Tanushi

I mbijetoi shpërthimit në Letoni, rreshteri bën gjestin prekës në ceremoninë e majorit Klodian Tanushi

Dita e djeshme u shpall Ditë Zie Kombëtare në nder të majori shqiptar Klodian Tanushi, i cili mori plagë të rënda pas shpërthimit të një mine në Letoni.Kujtojmë këtu se Tanushi nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra dhe se ndërroi jetë në spital.

Sot u zhvilluan dhe homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në nder të tij. Të pranishëm ishin edhe fëmijët e mitur të të ndjerit, 14, 11 dhe 1 vjeç.

Djali i madh i Tanushit puthi arkivolin. Por, i pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Julian Kapaj.

Rreshteri Julian Kapaj është i vetmi që i mbijetoi shpërthimit në Letoni. Mësohet se ai ka lënë spitalin dhe ashtu me paterica ka shkuar në ceremoninë e homazheve.Kapaj i ka dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.

Sjellim në kujtesë se Klodian Tanushi, Zarife Hasanaj, dhe rreshteri Julian Kapaj ndodheshin në një mision të NATO-s në Letoni.

I vetmi që i mbijetoi shpërthimit të minës është rreshteri Julian Kapaj, pasi Hasanaj dhe Tanushi sot janë ‘’Dëshmor të Kombit’’.