HomeAktualitet

“Lezha? Vjehrri i Lulzim Bashës privatizoi shkëmbinjtë dhe një pjesë deti në Vlorë” (dhe… mori dhe 14 mln euro dëmshpërblim)

“Lezha? Vjehrri i Lulzim Bashës privatizoi shkëmbinjtë dhe një pjesë deti në Vlorë” (dhe… mori dhe 14 mln euro dëmshpërblim)

Gjergj Bojaxhi, ndërsa ka komentuar rastin e fundit në Lezhë për tjetërsimin e pronave, ka sjellë ndërmend shembullin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë.

Ai thotë se një sipërfaqe e truallit,ku vjehrri i Lulzim Bashës kishte ngritur pallatin në Vlorë, ka qenë pjesë e detit.

I ftuar në emisionin e Ilva Tares, Bojaxhi tha se në dokumentet për ndërtimin e pallatit të vjehrrit të Bashës, përveç sipërfaqes shkëmbore , pjesë e pronës ishte edhe një hapësirë ujore në det.

Pa dashur që ta lidh me kryetarin e PD, do marr rastin e pallatit që u shemb në Vlorë. Aty u fitua e drejta në Strasburg.

Shkelja është se si ajo është kthyer në një pronë.

Në vitin 2011, kur unë kam bërë kallëzim për atë pronë, kemi marrë hartat e pronës dhe i kemi mbivendosur.

Gjysma e pronës ishte ujë.

Nuk po flas për shkëmbin që e rrahin dallgët.

Kemi të bëjmë me një pronë ku gjysma ishte ujë, dhe një gjysmë shkëmbi njihet si tokë pronë.

Edhe në Lezhë, mos mendoni se e kanë zaptuar bregun për të mbjellë domate? Jo! Për hotele.

Në rastin më të mirë kemi burra që heshtin dhe në rastin më të keq njerëz të bashkëpunojnë”, tha Bojaxhi.(TemA)