HomeAktualitet

Terror në Itali, hapet zjarr nga një makinë në ecje, viktima (Foto+Video)

Terror në Itali, hapet zjarr nga një makinë në ecje, viktima (Foto+Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Macerata të Italisë, ku një person ka hapur zjarr nga makinë në ecje e sipër. Mediat italiane raportojnë se nga të shtënat 7 persona kanë mbetur të plagosur. Deri më tani nuk dihen ende detajet e krimit.

Tgcom shkruan se një makinë e zezë, brenda të cilës ishin dy persona, kanë hapur zjarr në rrugët e qytetit. Nga hetimet e para, thuhet se shënjestra e sulmit ishin njerëzit me ngjyrë.

Luca Traini, i ndaluar

Luca Traini, i ndaluar

Pak pas ngjarjes, kryetari i Bashkisë u ka bërë thirrje qytetarëve; “Qëndroni të mbyllur në shtëpi”.

Pesë prej të plagosurve kanë shkuar në urgjencë, ndërkohë që njeri prej tyre po i nënshtrohet një operacioni. Po ashtu bëhet e ditur se një person i dyshuar, Luca Traini, është ndaluar nga policia. Nërkohë priten detaje të reja rreth ngjarjes.
macerata-combo
27331977_1536378083106803_7738658522447055412_n-U431301008320562HCC-U43430702594674kf-593x443@Corriere-Web-Sezioni