HomeAktualitet

Rama e nis ditën me një lajm të mirë punësimi

Rama e nis ditën me një lajm të mirë punësimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar rastin e një tjetër gruaje të përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike dhe të punësuar rishtazi.

“MIRËMËNGJES dhe me buzëqeshjen prekëse të Arjanës, një nënë e re që filloi punën pas 10 vjetësh të humbura në ndihmë ekonomike, ju uroj një javë të mbarë.”,-shkruan Rama.

Por lexoni në foton e mëposhtme komentet e shqiptarëve të cilët shkruajnë se rroga e kësaj punëtoreje nuk del as për bukë dhe se qeveria duhet të rrisë më shumë pagën minimale.