HomeKuriozitet

Lyhet me gjalp dhe tenton të arratiset i burgosuri më i rrezikshëm në Britani

Lyhet me gjalp dhe tenton të arratiset i burgosuri më i rrezikshëm në Britani

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një prej të burgosurve më famëkeq në Britaninë e madhe.

Bëhet fjalë për Charles Bronson, i cili u lye i gjithi me gjalpë ditën e Shën Valentinit dhe tentoi të arratisej.

Siç shkruajnë mediat britanikë, burri 65-vjeçar ishte i trishtuar pasi nuk mund të takonte bashkëshorten e tij, Paulan 37-vjeçare dhe t’i jepte asaj një letër dashurie shumë romantike, në atë ditë të veçantë.

Ai u zhvesh i gjithi dhe u lye me gjalpë, në mënyrë që të mos e kapnin dot rojet, e t’u rrëshqiste atyre nga duart.

Pavarësisht gjithçkaje, ai u kap dhe u lëndua në shpatull, teksa u shtri në tokë nga 12 policë të sigurisë, e më pas u kthye në qeli.

Siç duket, burri donte të bënte edhe një herë një situatë të rrëmujshme, por i vetmi që u lëndua nga kjo ishte vetë ai, ndaj duket se gjërat kanë ndryshuar nga koha kur ai ishte i ri dhe i fuqishëm.

Kjo nuk është hera e parë që Bronson, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm, tenton të arratiset. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në maj të vitit 2014, por pa sukses.