HomeAktualitetKronike

Atentat me armë tek Sheshi Shqiponja, plagoset një 34 vjeçar

Atentat me armë tek Sheshi Shqiponja, plagoset një 34 vjeçar

Si pasoj e një atentati, një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pranë sheshit “Shqiponja”. Sipas burimeve policore i plagosuri është Bledar Brinja, 34 vjeç.

Nga atentati, viktima ka marrë plagë si pasojë e predhës që i ka përshkuar këmbën, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit të marrë në urgjencën e spitalit.

Bëhet me dije, se dy persona me motor kanë qëlluar disa herë me armë e tipit pistoletë drejt mjetit tip “Golf”, që drejtohej nga 34-vjeçari me origjinë nga Kukësi.

Policia nuk ka mundur të ndaloj autorët por po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë kriminale./Tellalli