HomeAktualitetKryesore

Deputeti i “besueshëm” Nard Ndoka sulmon Hajdarin: Atë nuk e beson njeri, e bënë deputete prej Azemit

Deputeti i “besueshëm” Nard Ndoka sulmon Hajdarin: Atë nuk e beson njeri, e bënë deputete prej Azemit

Nard Ndoka shpjegoi arsyen se përse është kundër faktit që opozita e re dhe Rudina Hajdari të jetë në krye të komisionit të reformës zgjedhore.

“Rudina Hajdari është futur si e bija e Azem Hajdarit nuk përfaqëson opozitën, është deputete e pavarur, tek pullë dhe pa mbështetje elektorale.

Ajo mund të krijojë një parti politike, mund të jetë elita e re dhe të përmbysë këtë klasë politike apo të ndryshojë sistemin, por sot është individ i pabesueshëm dhe nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe asnjë qytetar.

Nuk mund të marrë ajo mbi shpatullat e saj të brishta dhe të drejtojë reformën. Platforma bëhet pozitë-opozitë. Edhe nëse nuk miratohen fare këto ndryshimet zgjedhjet bëhen, por mungon vullneti politik” tha ai.