HomeAktualitetKronike

Prokuroria e Kukësit lëshon 24 urdhër arreste për dhunuesit e sporteleve në Kalimash

Prokuroria e Kukësit lëshon 24 urdhër arreste për dhunuesit e sporteleve në Kalimash

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 24 urdhër arreste për banorët të cilët protestuan dje në mënyrë të dhunshme në “Rrugën e Kombit”.

Mësohet se në këtë qytet gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur forca e të shumta policia.

Sipas banorëve, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë.

Gjithashtu në Kukës pas ankesave të familjarëve kanë mbërritur edhe 4 përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Banorët e Kukësit dolën dje në protestë kundër taksës për rrugën, protestë e cila më pas degjeneroi në dhunë ku banorët goditën më gurë policët dhe i vunë flakën sporteleve ku do të kryhej pagesa.