HomeAktualitetDebat

Berisha: Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën, nuk ka më kthim pas!

Berisha: Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën, nuk ka më kthim pas!

Sali Berisha është shprehur entuziast në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, në lidhje me zhvillimet e fundit.

Ai ka thënë se ajo që nisi në Kukës nuk duhet të ndalet, deri në rrëzimin e Ramës.

Ashtu si Lulzim Basha, edhe ai ka kërkuar mosbindje civile të qytetarëve ndaj qeverisë dhe institucioneve.

Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s’e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë qe nuk ka lënë asgjë pa përdorur, ne radhe te pare kundër opozitës.

Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën.

Ne nuk largohemi deri ne përmbysjen e kësaj qeverie.

 A jemi shume apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shume.

Kjo është mosbindje me vendosmërinë qe ta nisim dhe nuk kthehemi më”, mësohet të ketë thënë Berisha në mbledhje.(TemA)