HomeAktualitetKryesore

Mitingu i Metës, Tedi i tij jep detaje që i beson vetëm ai: Tani vetëm demokraci direkte dhe referendum

Mitingu i Metës, Tedi i tij jep detaje që i beson vetëm ai: Tani vetëm demokraci direkte dhe referendum

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi me anë të një reagimi për mediat ka dhënë detaje në lidhje me tubimin e 8 Dhjetorit, që pritet të mbajë presidenti i Republikës Ilir Meta.

Blushi shprehet se dialogu ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, Dialogun e Presidentit me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

Presidenca thekson se është e vendosur deri në fund që demokracinë të “mos e japin me koncesion”.

Njoftimi i Presidencës:

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në 8 dhjetor 2019, në Ditën e Rinisë, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit Meta me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit Meta me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

Jemi të vendosur deri në fund: Demokracinë nuk e japim me koncension!

Tani vetëm demokraci direkte!

Tani vetëm referendum!

Shqipëria e para!

Shqiptarët mbi çdo gjë!

Por keqardhje për rrëshkitjen mendore të Metës që nuk ka asgjë në dorë nga këto që thotë lehsi i tij.