HomeAktualitetKryesore

Gazetarja jep lajmin tragjik, doli nga burgu ku ishte futur padrejtësisht, i riu nga Thumana vdes poshtë gërmadhave që shembi tërmeti

Gazetarja jep lajmin tragjik, doli nga burgu ku ishte futur padrejtësisht, i riu nga Thumana vdes poshtë gërmadhave që shembi tërmeti

Kristian Preçi është i riu që u mbajt padrejtësisht në burgun e Fushë Krujës për katër muaj, pasi akuzohet nga një grua se i kishte vjedhur celularin. Ai u lirua falë ndihmës së emisionit investigativ “Boom”, në muajin nëntor të vitit 2017 dhe u kompesua për burgim të padrejtë

Por sot vjen një lajm tragjik nga Kristian Preçi pasi është një prej personave që ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e tërmetit të fuqishëm. Ka qenë gazetarja Arana Loce e Ora News ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm të hidhur.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se Preçi është një ëngjëll që prehet i qetë tashmë.

“Humbur jeten nga termeti ne Thumane, djaloshi i pafajshem qe u lirua nga burgu pas ndihmes qe kerkoi ne Boom,”- shkruan Loce.