HomeAktualitetSport

Tragjedia me 49 viktima, klubi spanjoll bën gjestin prekës për Shqipërinë (Video)

Tragjedia me 49 viktima, klubi spanjoll bën gjestin prekës për Shqipërinë (Video)

Një tragjedi natyrore goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mori 49 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur, si dhe një pamje dramatike në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.

Klubi i Malagës në Spanjë, ku aktivizohen edhe dy futbollistët shqiptarë Keidi Bare e Armando Sadiku, është solidarizuar ditën e sotme me Shqipërinë pas situatës me tërmetet.

Përpara se të luanin përballë Numancian në transfertë, të gjithë futbollistët e Malagës kishin shkruar në bluza “Lutuni për Shqipërinë”!