osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

A ka politika skenar për të bllokuar luftën antikorrupsion?! Gjykatat e Posaçme rrezikojnë të futen në kaos brenda vitit, mazhoranca refuzon ndryshimin e ligjit

A ka politika skenar për të bllokuar luftën antikorrupsion?! Gjykatat e Posaçme rrezikojnë të futen në kaos brenda vitit, mazhoranca refuzon ndryshimin e ligjit

Gjykatat e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrezikojnë të futen në kolaps, ndërsa politika nuk po merr asnjë masë. Gazeta e tha pak ditë më parë që 8 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit të Posaçme dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Posaçme kanë aplikuar për në Gjykatën e Lartë.

Që të gjithë i plotësojnë kriteret dhe nëse emërohen atëherë do kemi kaos me luftën ndaj korrupsionit. Sot po tregojmë më detaje se si rrezikohet që lufta ndaj korrupsionit të futet në ngërç. Momentalisht anëtarë të përhershëm të Apelit të Posaçëm janë: Albana Boksi; Nertina Kosova; Saida Dollani; Dhimitër Lara; Sokol Binaj. Por i çuditshëm është fakti se të gjithë emrat e mësipërm kanë shfaqur interes për në Gjykatën e Lartë. Emrat janë kualifikuar dhe tani janë në proces verifikimi nga ana e KLGJ.

Nëse emërohen, atëherë Apeli i GJKKO do mbetet pa gjyqtarë. Normalisht ngrihen mjaft pyetja. Si ka mundësi që të gjithë anëtarët e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duan të ikin? Dy janë rrugët: ose i tremben përgjimeve e monitorimit, ose kemi një skenar ogurzi për të rrënuar luftën ndaj korrupsionit.

Situata te Shkalla e Parë

Te Shkalla e Parë e Posaçme situata është pak më ndryshe, por sërish mund të kemi probleme. Kjo gjykatë ka vetëm 10 anëtarë, për të mos thënë se për një prej tyre kemi ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pas konfirmimit të vetingut në shkallën e parë. Nga këta 10 emra, kanë shfaqur interes për në Gjykatën e Lartë: Sandër Simoni, Iliriana Olldashi, Klodian Kurushi.

Pra GJKKO rrezikon të mbetet me 7 anëtarë në rastin më të mirë pasi nëse KPA fundos Etleva Dedën, mund të mbetet me 6 gjyqtarë. Pra gjithçka është në dorë të KLGJ, por dhe të Parlamentit e mazhorancës. Nëse KLGJ i emëron në Gjykatën e Lartë, topi kalon te mazhoranca.

Skenarët ogurzinj

Situata e krijuar në gjykatat e Posaçme, përveçse mund të duket si koincidencë, nuk përjashtohet mundësia që të jetë dhe një skenar ogurzi. KLGJ ka rihapur kandidimet disa herë dhe askush nuk aplikon. Si ka mundësi që askush nuk do të jetë në gjykatën më të rëndësishme në vend?

Ajo që shton më tej dyshimet është se mazhoranca po refuzon ndryshimet ligjore për të zhbllokuar situatën. Në sirtarin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet një shkresë e kryetares së KLGJ, e cila mban datën 31 dhjetor 2019. Në atë letër Naureda Llagami ka dhënë alarmin mbi kaosin në Gjykata e Apelit, sidomos te ajo e Posaçme.

Momentalisht ka një ngërç në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi ai detyron KLGJ që të emërojë në këto gjykata njerëz që e kanë kaluar vetingun dhe të kenë vite përvojë. Për këtë arsye KLGJ nuk emëron dot në Apelin e Posaçëm pasi shumica nga Shkalla e Parë nuk i plotëson kriteret. KLGJ ka kërkuar që të ndryshohet ligji dhe të hiqet ky përkufizim.

E bukura është se mazhoranca e ndryshoi ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vetëm sa i hoqi presidentit të drejtën e betimit ndërsa për kërkesën e KLGJ nuk pati asnjë diskutim. Dihet që SPAK është organi që po terrorizon politikën. Prokurorinë e Posaçme e kanë amerikanët dhe politika aty nuk ndërhyn dot. Por me lëvizjet e ditëve të fundit janë shtuar dyshimet se politika po tenton të sabotojë gjykatat e Posaçme, të cilat mund të kenë fatin e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë.