HomeAktualitet

Akuzat e Berishës, reagon Miliad Lopa: Vëllai im është menaxher në fabrikë të licensuar kanabisi

Akuzat e Berishës, reagon Miliad Lopa: Vëllai im është menaxher në fabrikë të licensuar kanabisi

Pas akuzave të ish kryeministrit Berisha në emisonin “Opinion” ku akuzoi të vëllain e Miliad Lopës se ka shtëpi bari, vet Miliad Lopa ka kontaktuar Hashtag.al dhe ka kërkuar të përgënjeshtrojë lajmin.

Ai ka thenë se i vëllai është i punësuar në një impiant industrial kanabisi për prodhime kozmetike dhe se impianti është i regjistruar ligjërisht në Itali.

Miliad Lopa gjithashtu ka vënë në dispozicion dhe nje vërtetim nga pronarët e impiantit ku vërtetohet pozicioni i tij i punës.

Lopa ka vënë në dispozicion dhe një dokument që sipas tij është ekstrakti tregtar i kesaj fabrike kanabisi.