osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

‘Alpha Bank’ e përfshirë në skemën e pastrimit të parave të Rezart Taçit me mafien italiane, pse fshihet nga mediat dhe organet shtetërore

‘Alpha Bank’ e përfshirë në skemën e pastrimit të parave të Rezart Taçit me mafien italiane, pse fshihet nga mediat dhe organet shtetërore

Pastrimi i parave të mafies, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri nuk mund të realizohet pa implikimin e bankave të nivelit të dytë. Ditët e fundit, anti-mafia italiane në bashkëpunim me SPAK, kanë goditur një nga financuesit më të rëndësishëm të familjes Berisha dhe rrethit të saj të korrupsionit, një ‘peshkaqen’ ndërkombëtar të pastrimit të parave, mashtrimit, evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Bëhet fjalë për ish-bosin e trafikut të naftës, Rezart Taçin, i cili pranoi vetë publikisht se i kishte dhënë 30 milionë euro Ridvan Bodes. Tani imagjinojeni vet sa para mund t’i ketë dhënë shefit të Bodes, Sali Berishës, dhe të besuarit të tij në krime, Agron Kuliçajt, të cilët lejonin dhe mbronin trafikun e naftës, mashtrimin dhe evazionin fiskal të Taçit në Shqipëri.

Njësia Investigative e Antimafias Italiane, në bashkëpunim me SPAK-un shqiptar, ka zbuluar se ish-bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës, me mafien e Italiane.

Në pranga kanë rënë dy zbatuesit e skemës Bledar Lilo dhe kunati i Taçit, Artur Balla, njëherazi i biri i gjyqtares Dhurata Balla, e cila dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Si në çdo dosje të madhe, po fshihen kokat e mëdha. Po fshihen politikanët e nivelit të lartë që kanë hyrë garant për pastrimin e parave të depozituara në Tiranë.

Por, më flagrante është fshehja nga mediat dhe organet ligjzbatuese shqiptare të bankës ‘Alpha Bank’, e përfshirë në pastrimin masiv të parave të pista. 18 milionë euro janë depozituar pikërisht në ‘Alpha Bank’, të cilat më pas, përmes kompanive të Rezart Taçit, do të kalonin në Hong-Kong dhe Singapore.

Pyetje që sot askush nuk e bën është se: çfarë bëri banka Alpha Bank’ pasi paratë u depozituan?

A raportoi tek organet ligjzbatuese sipas ligjit? A i bllokoi paratë, të cilat ishin një shumë e jashtëzakonshme? Apo ‘Alpha Bank’ ka heshtur pasi do të merrte pjesën e vetë nga paratë e pista? A është përfshirë në afera të tjera të pastrimit të parave banka ‘Alpha Bank’?!

Në vijim detaje nga dosja, implikimi i ‘Alpha Bank’, kush fshihet pas saj dhe pse nuk po procedohen drejtuesit!/Pamfleti