Ambasada Amerikane i është përgjigjur interesit të Vizion Plus në lidhje me një qëndrim për atë që po ndodh në Tiranë prej katër ditësh.
Në përgjigjen e saj për Vizion Plus, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të protestojnë, por në mënyrë paqësore.
Sipas Ambasadës së SHBA-së, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar.
“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestë të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së për Vizion Plus.

