Ardit Gjebrea pyetet për 2 orë e gjysmë në SPAK si person në dijeni: Është sekret hetimor

Ardit Gjebrea pyetet për 2 orë e gjysmë në SPAK si person në dijeni: Është sekret hetimor

Për rreth dy orë e gjysmë moderatori Ardit Gjebrea është pyetur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, si person në dijeni për një hetim të SPAK, fraksion i ndarë nga dosja e kryebashkiakut Veliaj.

Gjebrea u thirr nga prokurori Ols Dado ndërsa ende nuk ka detaje për çështjen konkrete për të cilën është pyetur. Vetë moderatori konfirmoi se ishte në cilësinë e dëshmitarit.

Gjebrea tha për mediat se nuk mund të flasë më shumë rreth kësaj çështje, teksa nuk munguan as batutat.

“Isha në cilësinë e dëshmitarit për një çështje që është sekret hetimor, nuk flas dot më shumë, respektoj institucionin. Më thirrën si person në dijeni. E kam për herë të parë (paraqitja në SPAK), ishin miqësor edhe unë i ftova në studio”, tha Gjebrea.