HomeSport

Atletico e Madridit dhe Marseilles do ndeshen në stadiumin e Lyonit, më 16 Maj për trofeun e Europa Leagues

Atletico e Madridit dhe Marseilles do ndeshen në stadiumin e Lyonit, më 16 Maj për trofeun e Europa Leagues

Atletico e Madridit është finalistja e parë e UEFA Europa Leagues, pasi eliminoi në gjysmëfinale Arsenalin.

 Pas barazimit 1-1 në Londër, madrilenët fituan në ‘Wanda Metropolitana’ me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga sulmue3si brazilian Diego Costa, në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Nga ana tjetër, Arsene Wenger mbyll një sezon totalisht të dështuar, që për fat të keq përkon edhe me vitin e fundit të karrierës së tij te Arsenali.

Takimi tjetër gjysmëfinal, Salzburg-Marseille shkoi në shtesën 30-minutëshe, pasi koha e rregullt përfundoi 2-0 për vendasit, ashtu si sfida e parë në Francë.

Pavarësisht fitores 2-0 në ‘Vellodrome’, Marseilles iu desh të luante për 120 minuta në Austri ndaj Salzburgut, për të siguruar finalen e Europa Leagues.

 Austriakët arritën të fitojnë po 2-0 brenda kohës së rregullt, falë golit të Haidara dhe autogolit të Sarr, të dy në pjesën e dytë të takimit.

Red Bull Salzburg i shkoi pranë kualifikimit, pasi edhe në 30 minutat shtesë ishte dominuese, por një gol i Rolandos në minutën e 116′, bëri që të ishin francezët ata që do të kalonin në finale.

Finalja e Europa Leagues mes Marseilles dhe Atleticos së Madridit do të luhet në Francë, në stadiumin e Lyonit, më 16 Maj.