HomeDebat

Basha i frikësuar si pjesë e masakrës së 21 Janarit! Mos harroni se u bë për Ilir Metën

Basha i frikësuar si pjesë e masakrës së 21 Janarit! Mos harroni se u bë për Ilir Metën

Lulzim Basha, ka folur për hetimet e 21 janarit sii ftuar në News 24.

Ai theksoi se nuk i druhet hetimeve për 21 janarin, kur është fajtori kryesor që nuk e ndaloi masakrën e 21 Janrit, si Ministër direkt përgjegjës për trupat gardiste, për të mos zbatuar urdhërin e dhënë për të qëlluar në turma, pavarësisht se kush e urdhëro, ai Basha, kishte fuqi që ia jepte ligji për t’i ndaluar.

Ai shtoi se çështja po përdoret politikisht, duke shtuar se ngjarja duhet të zbardhet deri në fund.

Por Luli e di mirë si jurist se nuk ka përdorimi politik kur vriten njerëz mme urdhër.

“Nuk i druhem hetimeve. Çështja po keqpërdoret politikisht.

Të zbardhet ngjarja pa ndërhyrje politike. Kjo ngjarje ka dhe një aspekt njerëzor, që është dhimbje.

Mos harrojmë që 21 janari u bë për Metën dhe më pas Meta u fut në qeveri. Kjo qelbet era hipokrizi”, deklaroi Basha, duke mos argumentuar se ku është hipokrizia për të zbardhur një krim të rëndë: Pushkatimin pa gjyq në s të bulevardit të 4 qytetrëve me urdhërin e Berishës dhe me heshtjen aprovuese tij. /Ekskluzive.al