osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEO/ Komedia e “Rithemelimit”: Sali Berisha zgjedh “Luan monopolin” që i “dërgonte” çantat me para Ramës si kryetar për Durrës

VIDEO/ Komedia e “Rithemelimit”: Sali Berisha zgjedh “Luan monopolin” që i “dërgonte” çantat me para Ramës si  kryetar për Durrës

Rithemelimi ka përmbyllur zgjedhjet e jashtëzakonshme në degën Durrës, (bëhen në 20 degë për të sistemuar njerëzit e grupit Bardhi), dhe me shumicë votash kryetar është zgjedhur biznesmeni Luan Hoti.

Kujtojmë se Hoti ka qenë dy vite më parë, kandidat për kryetar bashkie në Durrës në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan atëherë.

Hoti ishte në atë kohë kandidat i Partisë Demokratike, ndërkohë që Rithemelimi nëpërmjet koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, kandidonte me Ardian Mukën.

Gjatë fushatës elektorale të asaj kohe, e cila ishte përqëndruar më së shumti kundër PD se kandidatëve të Ramës, Sali Berisha në një takim në Manzë në shkurt 2022, lëshoi akuza teje të rënda ndaj biznesmenit Luan Hoti të cilin sot pas dy vitesh, e zgjedh kryetar të Rithemelimit në një nga degët kryesore, si ajo e Durrësit.

Berisha e akuzoi Hotin se për të siguruar bizneset e tij portuale që ka në gjithë bregdetin shqiptarë, i çon çanta plot me euro Edi Ramës.

“Luan monopolin që ka firmosur me qeverinë e Ramës, monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin, unë ju siguroj dhe ju jap fjalën e nderit se pa çuar valixhen me euro te Rama atë monopol nuk e merr dot kurrë.

Ka pasur edhe kompani italiane apo izraelite që janë paraqitur në garë, i shiti shpirtin Ramës me euro nuk e di por monopoli është i ndaluar me ligj është korrupsion”, deklaroi Berisha në 19 shkurt 2022 në takimin elektoral në zonën e Manzës.

Madje, Berisha e cilësia Hotin dhe si njeriun e ish deputetit Spartak Braho, teksa u shpreh se ky i fundit po i bën fushatën.

”Luan, jo vetëm që nuk meriton, por ti as në PD nuk mund të jesh monopolist. Ne jemi parti anti-monopol, jemi parti e konkurrencës së lirë, e garës së hapur. Nga dole ti kështu? Ti ke qenë kontrabandë gjithë këto vite në parti.

Dhe nuk është e rastit tani, kush po ia bën fushatën, e keni marrë vesh? Spartak Braho, po. Gjushi në njërën anë, Spartaku në anën tjetër”, ka deklaruar Berisha.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me destinacionin e çantave plot me euro që shpërndan Luan Hoti sipas Sali Berishës, por vetë ky i fundit si kryetar i tij tashmë, ende nuk ka dhënë ndonjë koment.

Vazhdon ti dërgojë ende te Rama siç e akuzonte, apo po bën një shpërndarje më të drejtë pas kapërcimit të madh, nga kandidat i PD, në kryetar i degës Durrës për Rithemelimin dhe vartës i Berishës?!

https://www.cdnimpuls.com/video/6608827d61ed8.mp4