osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Deliranti Kurti i tregon “dhëmbët” SHBA-së: S’pres që ShBA-të ta shohin Serbinë me sytë e mi, por as mos të presin që ta shoh Beogradin me sytë e DASH-it! Merr përgjigjie epike nga Ramush Haradinaj

Deliranti Kurti i tregon “dhëmbët” SHBA-së: S’pres që ShBA-të ta shohin Serbinë me sytë e mi, por as mos të presin që ta shoh Beogradin me sytë e DASH-it! Merr përgjigjie epike nga Ramush Haradinaj

Albin Kurti, ka thënë se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shohin Serbinë siç ai e sheh, mirëpo ka shtuar se as ata nuk duhet të presin që ai Beogradin ta shohë me sytë e tyre.

Këto komente, Kurti i ka bërë në një intervistë për “Public Square”, që moderohet nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, derisa po fliste për marrëdhëniet me SHBA-të.

“Një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve: As nuk pres që ShBA-të ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha Kurti.

“Unë kam qenë rob lufte, i burgosur politik, unë njoh dhjetëra njerëz të cilët janë vrarë në lufte dhe i kam njohur gjallë dhe e di historinë mbi mesataren e serbëve dhe të shqipatrëve për raportet e kombit shqiptar në përgjithësi, me Serbinë si shtet në veçanti”, shtoi.

Ai theksoi se SHBA dhe Serbia kanë njohje reciproke, teksa shtoi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

“SHBA-të janë dëshmitarë, nuk janë viktimë. Ne jemi viktima. Viktima dhe dëshmitari nuk janë e njëjta gjë”.

Prandaj, ai beson se Serbinë “e njoh më mirë”, dhe nuk mund ta ketë të njëjtin qëndrim e as ndjeshmëri, sikurse DASH.

“Kjo do të thotë që duhet të bashkëbisedojmë, marrëdhënia jonë duhet të jetë e aleatëve, miqve dhe partnerëve. Mirëpo, kjo nuk do të thotë jemi identikë”, beson.

Kurti shtoi se ambiciet e tij për kombin shqiptar janë më të mëdha se të Uashingtonit.

“Ambiciet e mia për Kosovën dhe për kombin shqiptar janë më të mëdha se të Uashingtonit dhe të Brukselit”, potencoi ai, dhe vazhdoi “besoj që kjo është normale. Paramendoni sikur të ishte ndryshe”.

një p¨regjigjie epik ka ardhur për ish të burgosurin politik në Serbi kur shqiptarët me UÇK luftoniër atëdhe Ramush Haradinaj:

Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës”, kështu është shprehur Ramush Haradinaj.

“Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”!

Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!, shkruan Haradinaj.