Berisha merr përsipër autorësinë e protestës dhe i bën apel studentëve e nxënësve për dhunë

Berisha merr përsipër autorësinë e protestës dhe i bën apel studentëve e nxënësve për dhunë

Sali Berisha i ka bërë thirrje studentëve dhe nxënësve të bojkotojnë mësimin.

Në një konferencë për shtyp, ai i kërkoi studentëve dhe nxënësve t’i bashkohen protestës.

“U bëj thirrje pedagogëve të bashkohen me nxënësit dhe studentët e tyre, se mësimi i parë, neni i parë i misionit të tyre është që ata, në çdo rrethanë, duhet të jenë me nxënësit dhe studentët e tyre.

Asnjë tentativë, siç po ndodh në disa raste, për të kërcënuar studentët dhe nxënësit nuk do të mbetet pa ndëshkuar.

Mësuesit dhe pedagogët janë idhulli për nxënësit dhe studentët.

U bëj thirrje biznesmenëve të bashkohen me studentët, mos bini viktimë e narkopropagandës”, tha Berisha.