HomeHumor

Bilushi i Metës përgëzon Fevzon për intervistën me komandantin e Gardës së “21 janarit”

Bilushi i Metës përgëzon Fevzon për intervistën me komandantin e Gardës së “21 janarit”

Bilushi i Metës u kënaq dje duke parë intervistën e komandantit të Gardës më 21 janar.

Për kënaqësinë e lexuesit ai postoi pyetje përgjigje nga intervista.

Fevzo: Zoti Komandant. Tani kam një pyetje që duhet ti përgjigjesh sinqerisht me “Po” ose me “Jo”.

A keni vrarë më 21 janar?

Komandanti: Jo.

Fevzo: Bravo. Kjo është dëshmia e parë që jep ish- komandanti i Gardës lidhur me akuzat për vrasje.

Tani kam dhe një pyetje tjetër. A je ke ndërru shulin pistoletës pas ngjarjes, siç thuhet?

Komandanti: Jo.

Fevzo: Shumë interesante. Dhe kjo dëshmi jepet për herë të parë këtu në emisionin “Opinion”.

Një pyetje tjetër që lidhet me këtë. Ndonjë nga shokët tuaj a jeni të sigurt që nuk ka vrarë demonstrues?

Komandanti: Jam i sigurtë. Askush nuk ka vrarë.

Fevzo: Kjo është dëshmi befasuese që mund të ndryshojë gjithë historinë e “21 janarit”.

Zoti komandant a mund të më thuash me “Po” ose me “Jo”, a ju ka urdhëruar Sali Berisha të qëlloni mbi turmë?

Komandanti: Jo, në asnjë mënyrë.

Fevzo: Kjo është dëshmi interesante, se Berisha ka thënë kam pas dhënë urdhër të qëllohet.

Komandanti: AI ka dhënë, por ne nuk e kemi zbatuar, se nuk donim ta kompromentonim.

Fevzo: Zoti komandant dhe një pyetje të fundit dhe jemi pranë zbardhjes së “21 janarit”.

Kush i vrau ata protestuesit?

Komandanti: Ata u vranë nga plumba, por plumbat nuk ishin tanët.

Fevzo: Faleminderit zoti komandant.

Me këto dëshmi për herë të parë në “Opinion” çështja e “21 janarit” zbardhet plotësisht.

Faleminderit për dëshmitë e rëndësishme.