osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Historia tragjike e ish-ministrik grek Valyrakis: Si u arratis në 1971 nga burgu i Korfuzit dhe me not arriti në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Dënimin e vuajti në kampin e Fierit

Historia tragjike e ish-ministrik grek Valyrakis: Si u arratis në 1971 nga burgu i Korfuzit dhe me not arriti në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Dënimin e vuajti në kampin e Fierit

Ish-ministri grek, Sifi Valyrakis i cili dje humbi jetën pasi po peshkonte në ishullin e qetë Eretria ka dhe një të kaluar të dhimbshme, një pjesë të të cilës të lidhur edhe me Shqipërinë.

Valyrakis gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por përfundoi i arrestuar në 1971 duke e torturuar. Ai arriti të arratisej nga burgu, madje duke hipur mbi një tren tentoi të largohet për në Jugosllavi, por nuk ia doli pasi u kap në kufi.

Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit dhe edhe nga aty mundi të arratisej po në 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku e kapi patrulla kufitare shqiptare, edhe pse erdhi për të kërkuar strehim në Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Ai u dënua me tre vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, teksa prej tyre 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit.

Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste ndryshoi qasje dhe e liroi Sifi Valyrakisin duke e larguar më pas drejt Romës.

”Nuk harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”- ka rrëfyer më parë Sifi Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e dhimbshme.

Nga ana tjetër sipas mediave greke, një version tjetër vjen nga Shqipëria, ku Enver Hoxha e konsideronte Valyrakis një spiun të juntës greke, dhe e dënoi, por ishte kryeministri Andreas Papandreou që ndërhyu me kinezët dhe lëvizjen maoiste që ndërhynë tek shqiptarët që Valyrakis të lirohej.