HomeBlog

Braçe nxjerr blof Bashën! “Lylzim, ti s’ke qenë kurrë në punë, pse i urren djemtë e rinj që punojnë?”

Braçe nxjerr blof Bashën! “Lylzim, ti s’ke qenë kurrë në punë, pse i urren djemtë e rinj që punojnë?”

Kryetari i opozitës Lulzim Basha publikoi sot një video të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se ka inauguruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, që e kishte përurar edhe më 30 maj të 2019-ës.

Lidhur me këto akuza ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili përgenjështron kreun e PD-së.

Ai shkruan, se Basha gënjen, pasi më 30 maj 2020, Rama nuk ka qenë tek ferma e Arben Kokoneshit, por në Paris, për fundjavë luksi, siç e ka akuzuar PD.

“LYLZIM, TI QE SKE BERE KURRE NJE PUNE, PSE I URREN DJEMTE E RINJ QE PUNOJNE?

Shikoni, qe Lylzim Basha eshte nje MASHTRUES i neveritshem, nuk eshte e re!

Por qe ka ngritur nje FABRIKE te tere, per te cilen paguan shume, per te genjyer, bere film genjeshtrat, perhapur genjeshtrat, kjo eshte kriminale!

EDHE ME KRIMINALE ESHTE QE GENJESHTRAT E TIJ, JANE NE FUNKSION TE POLITIKES SE URREJTJES NDAJ TE RINJVE QE PUNOJNE-NUK I PERPUTHEN ME PROPAGANDEN E TIJ!

Urdheroni, djali ne video eshte Andi Kokoneshi, mbaroi universitetin Bujqesor, nuk iku jashte, nuk ndenji as ne Tirane, u kthye ne #Divjake dhe merret me lopet!

E kuptoni diferencen?

Lylzimi per te bere shkollen shkoi jashte, e mbaroi dhe u kthye te behej minister!

Andi e beri shkollen ketu edhe pse me letra amerikane, mbaroi shkollen dhe punon me lopet!

Babai i tij Arben Kokoneshi, u kthye nga Amerika dhe cdo kursim e investoi tek lopet; Arbeni ka lindur para Fredi Kokoneshit si njeri, si bujk e blegtor, pra e ka fermen para se Fredi Kokoneshi te behej kryetar bashkie.

Te tre bashke-Beni, zonja e Andi, punojne 17 ore ne dite; Ne nje vit, kane ore pune me shume se sa gjithe jeta ne pune e Lylzim Bashes.

Aaaa po, kane perfituar nga fondet e qeverive, te gjithave, perfshi qeverite Berisha!

Fredi ja mori leket Berisheve per kusherinjte? Jo or qyq jo! Puna e nderi i tyre!

E dyta, Edi Rama nuk ka qene ne 30 maj 2020 ne Divjake tek ferma e Benit e Andit! Ishte ne “fundjave luksi” ne Paris!!!!

Me 26 MAJ, Edi Rama ka qene tek ferma e Ndin Ndonit-ish kandidat per deputet i PD, mbeshtetur nga bashkia Divjake me lejet e duhura dhe AZHBR me 50% te lekeve, sic per te gjithe, njesoj.

Edi Rama ka qene tek pika e grumbullimit te Nedrete Arapit-motra e keshilltarit te PD ne bashki, mbeshtetur nga bashkia Lushnje me lejet duhura dhe AZHBR me 50% te lekeve, sic per te gjithe, njesoj; AZHBR po mbeshtet po me 50% edhe linjen e konservimit te vellait tjeter!

Tani, ME KE DEGJUAR MUA NDONJEHERE TE FLAS PER TA, TE AKUZOJ SECILIN PREJ TYRE DHE AZHBR QE I MBESHTET ME PARA?

Kurre! NUK URREJ ATA QE PUNOJNE, PAVARESISHT SE TE KUJT JANE!

Mua me mjafton qe ata punojne, prodhojne, punesojne, marrin te ardhura!”