osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Karmina i del zot Qim Pekës: Ai blen veshje firmato tek dyqani im

Karmina i del zot Qim Pekës: Ai blen veshje firmato tek dyqani im

Pas debatit që ka plasur për “zbardhjen” që Qim Peka i ka bërë rezistencës së Lulit ndaj BE dhe SHBA në Ambasadën amerikane, vjen reagimi i Karminës:

“Të dashur fansat e mi.

Jam e detyruar sot të mbroj sërish Qim Pekën.

Ashtu siç ka thënë Merlin Monro, njeriu vërtet është ai që guxon.

Dhe Qim Peka ka guxuar në këtë rast.

Prej kur e njoh atë bashkë me Zenin, ai ka guxuar vazhdimisht.

Në fillim ai mbante një valixhe diplomatike në dorë kur shkonte në punë dhe vishte gravatë.

Kjo ishte koha kur punonte për gazetën e Fahriut.

Më pasi ai evoloi.

Ne e ndryshuam atë tërësisht.

I hoqëm veshjen klasike dhe e bëmë modern.

Tani ai vishet me atlete sportive, me kyçet e dala jashtë, me mjekër të hijshme dhe me rroba firmato.

Gjithë garderoba është e dyqanit tim.

Një njeri që ka guxuar kaq shumë, natyrisht do guxonte t’i plaste të vërtetën në fytyrë dhe ambasadorëve.

Ambasadorja thotë, që ajo që thotë Qim Peka është e pakuptimtë.

Disa e përkthejnë sikur ka thënë “broçkulla’.

Natyrisht ajo nuk ka as fuqinë dhe as thellësinë e mendimit të kuptojë ato që thotë Qim Peka.

Por ai ka thënë të vërtetën.

Ajo është e dërguara e Ramës në negociata.

Dhe kur takohet me Metën është e dërguara e Ramës.

Dhe kur takohet me Lulin është e dërguara e Ramës.

Kjo sepse Ramës vet nuk ja mban të takohet as me Lulin, as me Metën, se del i humbur.

Në këto kushte superioriteti i Qim Pekës është guximi për të ndryshuar dhe për të treguar të vërtetën.

Ai në këtë rast ka thënë të vërtetën që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Shto dhe pamjen moderne që ai ka, dhe e gjitha është një zili që shfaqet në forma të ndryshme.

Merlin Monro ka thënë se zilia është armiku më i padobishëm për njerëzit modernë.

Dhe zilia ndaj Qim Pekës është e tillë.

Ndaj ju bëj thirrje që në këto momente delikate të jemi pranë tij dhe të mbështesim fort Lulin në qëndresën e tij.

Për të kuptuar çfarë mendon Luli dëgjoni Qim Pekën dhe për të kuptuar çfarë thotë Qim Peka shikoni çfarë bën Luli.

Ky është binomi i fitores sonë.”