Debati për pagat e magjistratëve: Prokurori i Përgjithshëm pa mandat, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente! Zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve: Prokurori i Përgjithshëm pa mandat, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente! Zbardhen detajet

Prokurori i Përgjithshëm në largim Olsian Çela ka thirrur mbledhje urgjente në selinë qendrore të akuzës për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve.

Mbledhja është kërkuar dhe do të mbahet në Tiranë nesër, në orën 10:00.

Kryeprokurori Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP, përpara se nga kjo mbledhje të dilet me një qëndrim të përbashkët prej akuzës.

Gjatë ditës ka pasur reagim nga Kushtetuesja për pagat e bllokuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët dy këshillet kishin llogaritur pagat e reja sipas një formule të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Por ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e bëri të qartë në fundjavë, gjatë një konference, se çështja e pagave zgjidhet me ligj dhe përmes Kuvendit, të cilit më 30 korrik i kaloi projektligji i ri për pagat.