osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dikur bënte thirrje nga brenda çadrës së PD, zyrtari i lartë hungarez braktis Lulin dhe mbështet negociatat

Dikur bënte thirrje nga brenda çadrës së PD, zyrtari i lartë hungarez braktis Lulin dhe mbështet negociatat

Procesi i Integrimit ka bërë që deputetët e mazhorancës të ‘ndezin motorët’ duke zhvilluar një sërë takimesh, për të jehuar  ecurinë e reformave të nisura e të sukesseshme të Shqipërisë të bëra në keto 5 vite qeverisje.

Në vlerësimin e saj, KE-ja gjykoi se Shqipëria ka bërë një progres gjithëpërfshirës, që nga lufta kundër narkotikëve, e deri te sistemi i gjyqësorit, pa harruar çështje jetike si pronat dhe të drejtat e pakicave.

Sipas Komisionit, hapja e negociatave është e domosdoshme që thellimi i reformave të vijojë me ritmin e kënaqshëm në të cilin ndodhet.

Mirëpo në vazhdën e takimeve intensive në kancelaritë europiane të deputetëve të mazhorancës, shihet një “amulli” e plotë në kampin blu, ku mesa duket jo vetëm që nuk ka nisur asnjë tur në ndihmë të interesit të mbarëshqiptarëve, që dikur e kishin sloganin e prferuar partiak, por mesa duket situata ka filluar ti rrëshkasë nga duart.

Deklaratat e njëpasnjëshme të Kreut Basha se ka skepticizëm për negociatat me Shqipërinë kanë qënë bllof i pastër i Kryeopozitarit.

Mbeshtetja për Shqipërinë në rrugetimin e saj drejt BE-së ka qenë e fortë dhe e pakushtëzuar.

Kryeministri i Belgjikës Charles Michel ka shprehur  qëndrimin e tij pozitiv sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. 

Shtetet Skandinave gjithashtu i kanë dhënë OK hapjes së negociatave.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini deklaroi se rekomandimi për hapjen e negociatave lidhet me reformat e fundit dhe progresin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë.

Mirëpo, vala e velrësimeve, por edhe e kritikave dashamirëse të vendeve të BE-së të cilat i bejnë thirrje Shqipërisë se duhet ti thellojnë më shumë reformat e nisura duket se nuk ka tingëlluar mirë për kreun Basha.

Basha duket se ka filluar të përdori kontaktet e tij të ‘vjetra’ sërish për të dëmtuar vendin.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje deputetit të CDU, Gunter Krishbaum i cili është shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kjo për faktin se ai ishte një prej mbështetësve të tij i cili morri pjesë edhe në Çadrën e Opozitës.

Mirëpo Kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje të qartë zërave pëshpëritës duke u shprehur se:

Ekziston një shqetësim i qartë që individë dhe forca politike të Bashkimit Europian kërkojnë të trazojnë gjërat që nuk duhet të trazohen”-  “Süddeutsche Zeitung”.

Kancelaren gjermane, Angela Merkel (CDU), ai e konsideron një mbështetëse të tij. Por, ai e di mirë se ka edhe disa deputetë që duhet të binden në bazë të fakteve dhe rezultateve.

Por çfarë ka ndodhur së fundmi?

Ajo që pritej dhe që Kryeministri Rama e pati lajmëruar.

Vendet e BE-së do të flasin dhe do e mbështesin procesin integrues të Shqipërisë duke u bazuar te reformat dhe te faktet.

Ndaj, në këtë linjë të logjikshme dhe rracionale politike, Basha ka marrë goditjen e rradhës.

Në vazhdën e takimeve që socialistët po zhvillojnë  kanë takuar sot dhe Kryetarin e Komisionit te Jashtem te Parlamentit Hungarez Z. Zsolt Németh.

Lajmi bëhet i ditur nga Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati postuar në llogarinë e tij Facebook.

“Gjatë takimit miqësor dhe bashkëpunues me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit hungarez, Z. Zsolt Németh, bashkë me koleget Klotilda Bushka & Almira Xhembulla, diskutuam mbi lidhjet historike dhe ekonomike të dy vendeve tona: të shëndetshme dhe me tepër potencial për të ardhmen.

Hungaria mbështet dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në BE dhe rrugen drejt familjes europiane. Ashtu siç ka mbështetur edhe Kosovën, historikisht.

Hungaria mbështet dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në BE dhe rrugen drejt familjes europiane”-shkruan Bushati.

Z. Zsolt Nemeth ka qenë pjesëmarrës edhe në çadrën e opozitës , por kësaj rradhe ka preferuar ta ‘braktisi’ Lulin dhe të qëndrojë në linjë me faktet.

Statusi i deputetit Ervin Bushati:

AKTIVË & PUNË: Vlera & Përgjegjësi! 🇦🇱🇪🇺

“Gjatë takimit miqësor dhe bashkëpunues me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit hungarez, Z. Zsolt Németh, bashkë me koleget Klotilda Bushka & Almira Xhembulla, diskutuam mbi lidhjet historike dhe ekonomike të dy vendeve tona: të shëndetshme dhe me tepër potencial për të ardhmen.

Hungaria mbështet dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në BE dhe rrugen drejt familjes europiane. Ashtu siç ka mbështetur edhe Kosovën, historikisht.

Europa është nje projekt paqeje dhe prosperiteti për vendet e Ballkanit dhe më tej, me një perspektivë zhvilimi ekonomik: si projekte tregtare dhe turizmi me shumë potencial, pasi reforma në drejtësi dhe siguria në investime mundesojnë investime hungareze dhe europiane e më gjerë në të ardhmen.

Meshtetja hungareze në integrimin europian është një kapital i rëndësishëm dhe mbeshtetja e një miku të Shqipërisë në Parlamentin hungarez është lajm shumë i mirë
për Shqipërinë.”

Sa më shumë Punë, aq më shpejt në BE!!

LEXO.AL