Kaosi, dhuna dhe shkatërrimi në Tiranë janë rikthyer këtë të shtunë në Tiranë, pas tre ditësh që dukej sikur më e keqja ishte lënë pas. Për rreth 6 orë protestues të maskuar hodhën gurë e molotovë drejt policisë si dhe shkatërruan pronën publike dhe private. Deputetë të Partisë Demokratike u panë si drejtues të një grupi të të rinjve të maskuar, të cilët me dhjetëra hynin dhe dilnin nga Selia e PD.
Kronologjia:
Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë
Protesta në Tiranë, disa të shoqëruar! Protestuesi krah për krah me efektivin në Komisariat!
Bizneset sërish nën sulm, protestuesit thërrmojnë xhamat e dyqanit të kompanisë celulare
Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Kavajës, thyejnë xhamat e një banke
Sulme të tjera nga protestuesit e maskuar, molotovë drejt Bankës së Shqipërisë
Shënjestrohet Ministria e Mjedisit, protestuesit i vënë flakën derës
Protestuesit e dhunshëm i vënë zjarrin Teatrit të Kukullave
Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si një prej organizatoreve të sulmeve ndaj policisë në Tiranë. Këtë të shtunë deputetë të PD-së por edhe personazhe të njohura të kësaj force politike kanë dalë në ballë të dhunës, pas molotovëve dhe gurëve.
Pamjet me dron që qarkulluan në rrjet tregojnë se si qindra të rinj të maskuar futen dhe dalin nga Selia blu dhe në oborrin e Partisë Demokratike, e më pas të sulmojnë policinë.
Belind Këlliçi dhe Bledion Nallbati ishin dy deputetët protagonistë që këto pamje i tregojnë se si udhëheqin turmën pranë selisë së PD, prej nga nuk reshtën sulmet nda bluve. Ndërsa Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, djali i ish truprojes së Berishës, Sali Lushaj u pa me një çantë që policia dyshon se është me molotovë.
Kjo ditë e 12 e protestave, e cila riktheu kaosin dhe aktet vandale në kryeqytet pas tre ditësh relativisht të qeta, nisi që pak pas orës 14 te Ministria e Arsimit. Vetëm pak minuta pasi ishin grumbulluar te Ministria protestuesit nisën menjëherë gurët ndaj policia dhe dogjën koshat aty pranë. Policia i shpërndau menjëherë, ndërsa grupimi më i madh i protestuesve u përqendrua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Forca të shumta policie i presin në bulevard, me 2 autobotë uji ndërsa afroheshin edhe autobotët dhe blutë që po ktheheshin nga Ministria e Arsimit. Pas orës 15 nisi një betejë në bulevard, teksa policia iu përgjigj me gaz dhe ujë gurëve të protestuesve.
Mes kaosit edhe një protestues thërret ‘allahu akber’ në mes të bulevardit. Për minuta të tëra pamje të vërteta lufte në bulevard. Disa kanë edhe mbrojtëse si ato të policisë teksa gjuanin me gurë policinë.
Të paktën dy policë morën flakë nga molotovët. Pas hedhjes së sasisë të madhe të gazit dhe në parkun Rinia protestuesit u tërhoqën në sheshin Skënderbe dhe rrugët rreth e rrotull tij, duke e shndërruar zonën në një fushë të vërtetë beteje. (pamjet në shehin skënderbej)
Tashmë policia kishte marrë nën kontroll bulevardin, ndërsa këto janë pamjet nga lart të Tiranës e mbuluar me tym, si pas një bombardimi. Rrugët pranë qendrës të mbuluara nga zjarri dhe tymi.
Me molotovë sulmohet Ministria e Mjedisit dhe Teatri i Kukullave, ndërsa i thyen xhamat edhe institucioneve të tjera. Te zona e Partisë Socialiste, pranë Teatrit të Kukullave beteja ishte e tmerrshme.
Rreth orës 18 policia rrethon sheshin Skëndërbej, i hedh gaz lotësjellës dhe protestuesit dalin sërish. Një sulm me molotovë e fishekzjarrë edhe te parlamenti. Më pas nisi marshimi nëpër disa rrugë të Tiranës, me kangjella të rrëzuara, semaforë e kamera sigurie të shkatërruara.
Nuk munguan sërish sulmet ndaj pronës private, disa dyqane dhe një bankë u sulmuan ndërsa ishin të shumta kioskat që u dogjën.
Rreth orës 20:30 kishte mbetur vetëm një grup i vogël në zonën e stadiumit Dinamo, ku policia ndërhyri duke bëri disa shoqërime, për të mbyllur edhe një ditë tjetër kaosi në Tiranë.

