HomeBlog

“Do i pres dorën, policit që i arrestoi”! Kreshnik Spahiu zbulon reagimin epik të Presidentit Meta dhe Ambasadës Amerikane pas procedimit penal për shitje votash të zyrtarit të LSI

“Do i pres dorën, policit që i arrestoi”! Kreshnik Spahiu zbulon reagimin epik të Presidentit Meta dhe Ambasadës Amerikane pas procedimit penal për shitje votash të zyrtarit të LSI

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar për arrestimin e sekserit dhe procedimin penal të drejtuesit të LSI-së në Pukë për blerje votash.

Sipas Spahiut, LSI do të justifikohet duke thënë se aq pak lekë ishin për bakshish e jo për ryshfet. Ndërsa epik është reagimi që Presidenti Meta do të bëjë për këtë ngjarje: “Do i pres dorën, policit që i arrestoj”

Nuk mund të mungonte një reagim edhe nga Ambasada Amerikane, sipas Kreshnik Spahiut: “Quhet peshk i vogël, jo i madh”.

Postimi i plotë:

Sapo u sekuestruan 5 milion lek në LSI për blerje votash:

– Reagon LSI: “Aq pak lek quhen bakshsish, jo rryshfet”

– Reagon Ilir Meta: “Do i pres dorën, policit që i arrestoj”

– Reagon ambasada: “Quhet peshk i vogël, jo i madh”