osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Arrestimi i sekserit dhe vënia nën hetim i zyrtarit për blerje votash: Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për skandalin e LSI-së

Arrestimi i sekserit dhe vënia nën hetim i zyrtarit për blerje votash: Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për skandalin e LSI-së

Policia e Pukës tha se arrestoi një shtetas me inicialet V. Sh., 45 vjeç, që sipas saj i ishin gjetur gjatë kontrollit të automjetit 528.000 lekë, për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe një fletë, të ngjashme me formatin e fletës së votimit.

Policia tha gjithashtu se nga kontrolli në biznesin e shtetasit D.S. gjeti dhe sekuestroi një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një listë me emrat e 27 personave dhe numrat e identifikimit.

Policia e Pukës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe drejtuesin vendor të LSI-së në këtë bashki.

Sipas policisë, të tre këta persona hartonin lista me të dhënat e kartave të identitetit, duke u premtuar qytetarëve para në këmbim të votës. Të tre shtetasit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”.

Në lidhje me ngjarjen reagoi dega e LSI-së e Qarkut Shkodër, e cila, përmes një deklarate për mediat, shprehet se marrja nën hetim e aktivistëve të kësaj partie nga policia “tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes”.

Sipas LSI-së, fletet e votimit, të gjetura nga policia, janë demonstrative dhe jo origjinale pasi ato ende nuk janë prodhuar dhe se “materialet e sekuestruara nga policia po përdoreshin nga aktivistët e saj për të bërë ushtrime zgjedhore, në zbatim të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit”.

“Është skandaloze dhe e turpshme, thuhet në deklaratën e LSI së Qarkut Shkodër, të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë, të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë”./VOA