osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Dokumenti amerikan i vitit 1995 për “sorrat dhe horrat”: Patrikoti Berisha kërkonte për Kosovën autonomi nën Serbinë, Meksi pavarësi!

Dokumenti amerikan i vitit 1995 për “sorrat dhe horrat”: Patrikoti Berisha kërkonte për Kosovën autonomi nën Serbinë, Meksi pavarësi!

Në kontekstin e debatit për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, ai deklaroi se një nga arsyet e shpalljes së tij, non grata nga SHBA, ishin qëndrimet në mbrojtje të Kosovës.

Por sa e vërtetë është kjo? Presidenti Bill Klinton në vitin 1995, ndërkohë që pushteti i Sllobodan Milosheviçit u kishte hequr krejtësisht të drejtat shqiptarëve të Kosivës, kërkoj përgatitjen e një dosje për atë çështje.

Dosja ju dorëzua më 12 shator të atij viti dhe brenda saj gjendeshin materiale të hollësishme, për planin afat-mesëm dhe afat-gjatë për statusin e Kosovës. Në dokumentin e mëposhtëm flitet për qëndrimet e dy krerëve kryesor të Republikës së Shqipërisë në atë periudhë, presidentit Sali Berisha dhe kryeministrit Aleksandër Meksi.

Ajo që bie në sy në këtë dokument është diferenca e madhe mes tyre në lidhje me statusin që duhej të kishte Kosova. Sali Berisha njësoj si Milosheviç ishte për variantin e një Autonomie brenda Ish-Jugosllavisë e cila atëherë përbëhej vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi.

Kurse kryeministri Aleksandër Meksi, ishte për pavarësinë e Kosovës.

Edhe pak vite më vonë Sali Berisha u pozicionua kundër firmosjes së marrëveshjes së Rambujesë siç bëri Milosheviç, duke krijuar kështu një krisje përfundimtate dhe të pariparueshme me Ibrahim Rrugovën.Del dokumenti amerikan i vitit 1995: Berisha kërkonte për Kosovën

Një dokumenti tjetër i CIA-s për qëndrimet e Berishës ndaj çështjes kosovare, u deklasifikua si dokument sekret, muajin e shkuar. Aty flitet për mundësitë për konflikte në Ballkan, dhe në kapitullin “Potenciali i Tiranës për të ndikuar në rajon” aktori kryesor i mbajtur nën vëzhdim, është Sali Berisha.

Dhe jo pa të drejtë, sepse presidenti i Shqipërisë në atë kohë takonte diplomatë amerikanë, të cilëve ju deklarohej kundër pavarësisë së Kosovës.

“Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë–ish-komunistë–në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike-shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta”

Ajo që ndodhi më pas, ishte se pikërisht pas zgjedhjeve, Berisha i kërkoi Ibrahim Rugovës, që t’i bashkohej protestës së opozitës serbe.

Ndoshta ishin këto arsyet që e bënë Rugovën ta ndërpriste marrëdhënien me Berishën për të mos i rivendosur kurrë.

Më pas, Berisha nuk e fshehu se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, duke i kërkuar edhe Hashim Thaçit të mos e firmoste marrëveshjen e Rambujesë, aty ku u hodh hapi i parë i shkëputjes së Kosovës nga Serbia. /Alfapress.al