osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Don Bazilët shqiptarë, si ai te “Berberi i Seviljes”, përballë ligjit antishpifje!

Don Bazilët shqiptarë, si ai te “Berberi i Seviljes”, përballë ligjit antishpifje!

Nga Albert P. Nikolla

“Berberi i Seviljes” është një opera e famshme e kompozitorit G. Rossini. Një ndër pasazhet më interesante është ai ku paraqitet personazhi mistrec e i dyshimtë don Bazili! Fjalët e tij të para fillojnë me shprehjen “shpifja është një puhizë e lehtë”! Në cilësinë e mësuesit të muzikës së Rozinës, i sugjeron Don Bartolos – i cili ishte dashuruar me Rozinën – që të shpifë kundër Kontit të Almavivës për ta larguar atë prej Rozinës!

Don Bazili te “Berberi i Seviljes” e fillon me sugjerimin se çfarë është shpifja dhe pse ajo është tunduese për qëllimet e mbrapshta: “Shpifja është një fllad i lehtë ̸ një puhizë mjaft e fisme ̸ që e hollë dhe e pandjeshme ̸ lehtësisht dhe ëmbëlsisht ̸ fillon të pëshpërisë”! Për të vazhduar më tej me rezultatit e pritshëm të shpifjes: “Dhe i gjori nën shpifje / i shkelmuar i përtharë / nën kamxhikun e publikut / gati përherë do pëlcasë”!

Nuk munda të gjej një pasazh më të përshtatshëm për debatin mes atyre që e kundërshtojnë paketën antishpifje dhe atyre që janë në favor të saj! Ky debat është mjaft aktual dhe nxjerr në pah atë çka ndodh mes nesh në jetën tonë të përditshme, në shkollë, në punë, në politikë e thuajse kudo. Për më tepër mediat elektronike që trasmetojnë në kohë reale, seriozisht kanë sjellë përpara demokracive një shqetësim që duhet përballur doemos pasi risia e lajmeve të tilla kërkon natyrshëm përshtatje ligjore të re.

Shpifja është e vjetër aq sa njerëzimi, mjafton t`i referohemi në Dhjatën e Vjetër episodit të mbretëreshës Jezabel me vreshtat e Nabotit apo Suzanës me dy gjykatësit: kur nuk ishte e mundur të arrihej diçka nëpërmjet rrugës së drejtë, atëherë përdorej shpifja që shkatërronte dinjitetin e njeriut! Pra është në natyrën e njeriut të shpifë dhe për këtë arsye i takon shtetit dhe strukturave të tij të mbrojë qytetarët përballë pasojave të saj sidomos kur fenomeni merr përmasa të panjohura më parë!

Një ndër kundërshtitë e personave që janë kundër paketës antishpifje ka të bëjë me faktin se, sipas tyre, ligji shqiptar parashikon dënimet përkatëse administrative në rastin e shpifjes dhe nuk është e nevojshme një paketë ligjore e posaçme për këtë qëllim. Kjo qasje është e pabazë sepse shteti nuk mund të lërë, nga pikëpamja ligjore, gjithçka statike mbi një fenomen të caktur edhe kur atë e parashikon ligji, sepse nëse ky fenomen merr përmasa të paparashikuara më parë, siç është rasti i mediave on line, duhet ndërhyrë ligjërisht pasi është shumëfishuar mundësia e përhapjes së këtij fenomeni, në rastin konkret e shpifjes.

Pra ka një arsye madhore pse shteti duhet të ndërhyjë që të minimizojë ato kushte që lejojnë përhapjen masive të shkeljes së ligjit. Po ashtu duhet të marrim shembull edhe nga demokracitë e avancuara europiane një pjesë e të cilave kanë miratur paketat antishpifje dhe mjaft shtete të tjerë janë në proces.

Nëse do përdornim arsyetimin e kundërshtarëve të paketës antishpifje, atëherë e njëjta logjike duhej të vlente edhe për ato shtete: edhe ato kanë ligje kundër shpifjes në sistemin e tyre ligjor por e kanë parë të arsyeshme të bëjnë paketa të posaçme ligjore për mediat on line. Aq urgjente është shfaqur kjo nevojë, saqë Qeveria Gjermane ka miratur një ligj të posaçëm kundër lajmeve të rreme që në vitin 2017. Ky ligj parashikon që portalet me mbi 2 milionë lexues duhet të mbikqyrin me kujdes përmbajtjen e lajmeve dhe të heqin çdo lajm që ka përmbajtje kriminale ose lajmet që frymëzojnë dhunë. Koha për një veprim të tillë shkon prej një ditë deri në një javë! Sanksionet e parashikuara nga ligji në rast të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore janë jashtëzakonisht të ashpra duke filluar prej 5 milionë euro, e madje deri në 50 milionë euro në rastet kur thyerja e ligjit është e rëndë.

Nëse do të perifrazoja fillin e kuq që përshkon paketën anti shpifje, mund të pohoja se misioni i kësaj pakete është për të mbrojtur dinjitetin e njeriut në kushtet emergjente të përhapjes masive të mediave on line. Nga analiza që i kam bërë paketës nuk mund të evidentoj asgjëkundi mundësinë e cënimit të lirisë së shprehjes. Natyrisht e kam fjalën për lirinë e shprehjes së përgjegjshme dhe jo lirinë për të shpifur.

Nuk arrij minimalisht të futem në logjikën e Opozitës e cila e kundërshton krejtësisht këtë paketë ligjore duke e konsideruar atë si aktin më të rëndë kundër lirisë së fjalës. Duket se Opozita është akoma nën ndikimin kulturor komunist pasi i ka mbetur pasioni për shpifjen në mënyrë të pavetëdijshme. Në komunizëm fenomeni i shpifjes ishte i dyllojshëm: kishte shpifje zyrtare kur përfaqësues të shtetit shpifnin (me urdhër nga lart!) kundër dikujt që ishte programuar për t’u dënuar; ndërkohë kishim edhe një lloj shpifje tjetër që kishte të bënte me letrat anonime. Këto të fundit u bënë të zakonshme sidomos përgjatë revolucionit kulturor kinez në Shqipëri.

Një atavizëm interesant në komunikimin publik të Opozitës që të sjell ndërmend letrat anonime ka të bëjë me figurën groteske të “qytetarit digjital” që tashmë ka evoluar në “fshatar digjital”, “peshkatari digjital”, “bujku digjital”, mjafton që të jetë anonim pasi atij ia di emrin vetëm kryetari de facto i Opozitës dhe me këtë anonim të tijin, ai mund të sulmojë kë t’i dojë qefi pasi shpifjen nuk e ka bërë ai, por “anonimi digjital”! Këtu është edhe “punto dolens” groteske e Opozitës që vazhdon me anonimitetin duke rrezikuar seriozisht të mbetet vetë anonime përballë pritshmërive të simpatizantëve opozitarë që presin që dikush t’u përcjellë një projekt politik duke i parë në sy e jo projekte “anonimësh digjitalë”!

Edhe në këtë pikë paketa ligjore bën një hap cilësor kundër rrëmujës së pafundme të portaleve duke krijuar regjistrin e tyre në mënyrë që të rritet përgjegjësia e atyre që drejtojnë portalet on line! Përfundimisht, besoj se paketa anti shpifje cënon veç të drejtat e rrenacakëve, të tjerët janë të lirë të thonë e të shkruajnë çfarë të duan në liri e përgjegjësi!