osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Duhet punë të arrish aty ku dëshiron”, rrëfimi emocionues i Ermal Metës, nga puna e parë deri në majat e suksesit

“Duhet punë të arrish aty ku dëshiron”, rrëfimi emocionues i Ermal Metës, nga puna e parë deri në majat e suksesit

“Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Duhet punë për të arritur aty ku dëshiron”. Kështu thotë Ermal Meta, ylli i muzikës italiane, shqiptari që tronditi skenën e “Sanremos” me këngët personale dhe mesazhet e forta kundër dhunës dhe terrorizmit.

Ermal Meta këndoi dje në sheshin “Skënderbej”. Koncerti u parapri nga një takim në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dorëzoi edhe “Çelësin e Tiranës” dhe më pas në një bashkëbisedim me të rinj shqiptarë e italianë, që u interesuan për jetën dhe karrierën e kantautorit me origjinë shqiptare, larguar drejt Italisë 24 vjet më parë.

Përballë një publiku bilingual, Meta foli herë në shqip e herë në italisht. Sipas tij, në italisht është më i zhveshur nga emocionet. “Jam larguar përpara 24 vjetësh nga Shqipëria dhe në të gjitha intervistat që kam dhënë këto kohë kam thënë se nuk e kam kaluar detin me traget, por me nota.

Muzika ishte brenda meje dhe nuk mendoja asgjë tjetër. Edhe pse studioja, bëja edhe gjëra të tjera, kisha vetëm një dëshirë. Kam mësuar që është më mirë të bësh një gjë dhe mirë sesa shumë gjëra dhe shkel e shko, si thotë nëna ime. E fillova muzikën para shumë vjetësh. E ndieja në mënyrë shumë të fortë”, tha ai.

Cila ka qenë puna e parë që keni bërë?

Unë si gjithë shqiptarët në Itali mundohesha të mbijetoja në të gjitha mënyrat që më jepeshin, në moshën 14 vjeç shisja gazeta te semaforët, por gazetat nuk shtypeshin dhe aq mirë se kushtonin pak. Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterrë i zi.

Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë? I thosha, në punë. Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterrë i zi. Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte. Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamerier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje.

Por duart ishin atje se mendja ishte gjithmonë në vend tjetër. Çfarëdo eksperience unë e derdhja në muzikë. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori. Çdo njeri ka historinë e vet, e ka brenda, mund t’ia lexosh pak në sy, por nuk arrin ta kuptosh. Dhe unë kur nuk e kuptoja, e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Kështu fillova të shkruaj këngë. E ndieja atë urgjencën e kreativitetit.

Në Itali ka shumë këngë që flasin për dhunën, madje edhe në rastin e babait, ndërsa këtu bën përshtypje një këngë me një tekst të tillë, madje janë tabu. Si e morët vendimin për të shkruar këngët “Vietato morire” dhe “Lettera a mio padre”, duke ditur që do të kishte edhe reagime?

Kur shkruan një këngë nuk është se vendos, është kënga që të zgjedh, vjen jashtë. Kur kam shkruar këto këngë, në të dy momentet isha duke bërë diçka krejt ndryshe. Arti, muzika në veçanti, është shumë arrogante, nuk të kërkon leje kurrë.

Fakti që nuk kërkon leje e bën fakt të kryer. Të vjen kënga njësoj si dikush që futet në shtëpi pa i rënë derës. E gjen në shtëpi dhe i thua: Ciao, ku ishe?! Isha brenda teje. Çdoherë që kam shkruar një këngë nuk kam marrë parasysh fare publikun, nuk shkruaj për të tjerët, por për veten time. Preokupohem pasi e kam bërë, jo përpara.

A ju mungon Shqipëria dhe publiku shqiptar?

Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave. Dje kur erdha këtu më duket vetja si i dehur sepse fakti që dëgjoja gjithandej gjuhën time më dukej diçka e veçantë. Në të vërtet është shumë normale, gjëja e veçantë është atje, gjuhën time nuk e dëgjoj kurrë. Me sa e kuptoni e kam humbur dhe pak praktikën, e humbet praktikën e gjuhës, por jo praktikën e zemrës. Atë nuk e humbet ndonjëherë.

A besoni se kënga juaj “Non mi avete fatto niente”, do të mund të sensibilizojë në “ndalimin” e luftës?

Vendosëm të shkruanim këtë këngë sepse në gjithë Europën dhe në gjithë botën ka një ndjenjë frike, të përhapur. Ne si muzikantë, si autorë kënge, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta mbledhim këtë ndjenjë dhe ta transformojmë. Unë nuk besoj se një këngë mund ta ndalojë luftën, por mund të japë një shpresë të vogël për ata që kanë frikë, që kanë ndjenja të tilla.

Donim vetëm të thoshim se çdo gjë kalon. Të gjithë njerëzit nuk mendojnë kurrë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë dhe mendonim dhe mendojmë se edhe ata më të egrit, më të këqijtë e gjithë njerëzit sikur të kishin menduar se jeta e tyre nuk do të kishte qenë pa fund, do të kishin shpenzuar më mirë kohën që kishin në dispozicion.

Kjo këngë këtë do të thotë, koha do të kalojë dhe do të shërojë çdo gjë. Sepse jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër.

Do t’ju pëlqente të këndonit shqip dhe, a do të shohim një këngë tuajën në gjuhën tonë?

Jam rritur në Itali dhe nganjëherë më bëhet shumë e vështirë të shkruaj shqip, pavarësisht se kam bërë 2-3 këngë, por duhet studiuar në mënyrë më të saktë.

Në Eurosongun e këtij vitit ishin tre shqiptarë. Ç’mendim keni për performancat e secilit?

Unë mendoj se ishte një event shumë i rrallë, tre shqiptarë në Eurvizion që përfaqësonin tre vende të ndryshme. Mendoj se Eugenti ka zë të mahnitshëm, mendoj se ishte ai që këndoi më mirë nga ne të tre.

Ju falënderoj shumë për suportin dhe më erdhi shumë turp që Italia nuk ju dha 12 pikë. Dhe të them të drejtën, kam bërë dhe një si gjysmë sherri për këtë arsye.

Cili është komplimenti më i bukur i bërë nga një artist i madh që ju ka bërë të ndiheni i nderuar, i vlerësuar?

Kam marrë shumë vlerësime, mirëpo ajo që më ka emocionuar më shumë ka qenë telefonata e gruas së Domenico Modugnos ditën pasi këndova “Amara terra mia”.

Ajo më telefonoi dhe më tha, “Kjo këngë është shumë e vështirë, asnjëherë nuk ka arritur që ta këndojë dikush, nëse Mimmo do të kishte qenë këtu, do të ishte ndierë krenar për ty”.

A jeni krenar që jeni shqiptar?

Kjo pyetje ka një përgjigje shumë të thjeshtë. Jam shumë krenar që jam shqiptar. Madje, do të shtoja dhe diçka.

Një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe vendin ku do të lindë, por në qoftë se unë do të lind përsëri dhe do të kem koshiencën dhe mundësinë për të zgjedhur, do të zgjidhja përsëri të lindja këtu.

Fama është diçka jo e lehtë për t’u mbajtur. Ta mbash famën me një thjeshtësi të tillë ju bën edhe më të respektuar.

A është e vështirë t’i mbash të dy Ermalët, këtë të famshmin dhe Ermalin e shtëpisë ndoshta?

Nuk ka dy, është vetëm një dhe këtu qëndron sekreti. Jo se është e vështirë të mbash famën, është e vështirë ta menaxhosh.

Ku e gjetët motivimin për të arritur atë që donit?

Kur një parashutist hidhet, nuk ka vetëm një parashutë me vete, por të paktën dy. Ka parashutën e madhe, kryesoren, pastaj ka dhe një të vogël emergjence.

Çdo artist është si një parashutist që hidhet, provon, veçse ka një ndryshim, ka vetëm një parashutë. Nëse hapet, mirë, ndryshe amin. Unë jam hedhur gjithnjë vetëm me një, me parashutën e muzikës, s’kam pasur gjë tjetër, nuk kam pasur asnjë plan B asnjëherë.

Motivimi ky është, nuk kam dashur të bëj gjë tjetër, sepse unë mendoj gjithmonë një gjë. Ja për shembull, kush është futbollisti më i talentuar në botë, është Messi, mirëpo për të qenë Messi duhet të lindësh si ai, por jo të gjithë lindin ashtu.

Atëherë çfarë e kompenson anën tjetër? Është vetëm vullneti, vullneti e kalon talentin. Unë nuk mund të them që jam talenti më i madh që ekziston, është gënjeshtër e madhe. Kam një dozë talenti, por pjesa më e madhe është vullnet.

Imagjino të kesh një çekan në dorë ndërsa përballë ke murin. Çekani është talenti, dora është vullneti, po nuk funksionoi dora që të marrë çekanin, ky i fundit nuk punon vetë. Ama, edhe po mos të jetë çekani, po ta duash fort murin, edhe me duar e hedh poshtë. Vullneti fiton gjithmonë.

Cili ka qenë komenti që ju ka lënë shije të hidhur në kompeticionet që keni marrë pjesë?

Vitin e kaluar, kur mora pjesë në “Sanremo”, midis të tjerave dhashë edhe një intervistë në një gazetë të rëndësishme me një gazetar të njohur dhe folëm gati për dy orë. Folëm për shumë gjëra, sipas meje interesante, edhe titulli i artikullit më pas ishte “Doni të shikoni që shqiptari do të fitojë, do na e hedhi të gjithëve”.

Edhe pse unë fola për shumë gjëra, ai e shkruaji diçka të tillë me qëllim negativ, nuk e bëri me zemër të pastër. Shkroi “Si është e mundur që do na e hedhi shqiptari”. E kam ndjekur me vrap kur e takova, po s’e kapa dot. Të kisha pasur biçikletën e kryetarit, e kisha kapur (qesh).

Nëse këngën e radhës do ia dedikonit Shqipërisë, cili do të ishte titulli?

“Dolce terra mia” (Toka ime e ëmbël).

Çfarë ju ka bërë për të qarë?

Padrejtësitë dhe mbesa ime e vogël.

Pse në fillimet tuaja zgjodhët muzikën dhe jo diçka tjetër?

Muzika më zgjodhi mua, pasi muzikën nuk e zgjedh dot. Muzika është si një princeshë e një mbretërie jashtëzakonisht të madhe edhe vetë muzikantët janë si skllevër.

Dhe skllavi princeshën nuk e shikon dot në sy, rri gjithmonë me kokën poshtë, është ajo që të zgjedh, ti nuk e zgjedh dot. Dhe po të zgjodhi nuk i thua dot jo, ky është problemi.