E paprecedent! “Askushi” Altin Dumani ëndërron diktaturën: Kërkon që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë në sallë…për Berishën hesht

E paprecedent!  “Askushi” Altin Dumani ëndërron diktaturën: Kërkon që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë në sallë…për Berishën hesht

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve.

Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të reja secilin.

SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten.

Gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve të ndihmësve juridikë falas.

“Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat.”, tha Altin Dumani.

GJKKO tha se do të shprehet në një moment të dytë për kërkesën e SPAK, ndërsa seanca e radhës u caktua më 27 tetor. Gjykata vendosi që në këtë seancë të thirren avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë.