Edi Rama drejt SHBA-së me bashkëshorten Linda! Pse Berisha i “pastruar” nuk u shoqërua nga Liria në SHBA por nga Miri?!

Edi Rama drejt SHBA-së me bashkëshorten Linda! Pse Berisha  i “pastruar” nuk u shoqërua nga  Liria në SHBA por nga Miri?!

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Mësohet se, gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, znj. Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Në Nju Jork, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.

Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Por Sali Berisha pasi u prit me dajre dhe lodër në Rinas për takimet “madhështore” me 2-3 shokët e Mediut dhe ca trushplarë të larguar nga Shqipëri në 97-ën dhe klane malësorësh, që shikojnë ëndrra me Sali, një gjë deri tani nuk ka deklaruar në koferencat e tij për shtyp: Përse një plak në moshën e tij nuk mori njeriun më të aftër për shoqërim, bashkëshorten e tij, por zgjodhi “bashkëshorte shoqëruese” Fatmir Mediun?!

Përgjigjia është e thjesht: Familja Berisha sëbashku me “kapon” Sali janë “non grata”. Sali Berisha nuk ka marrë vizë po një “Waiver” një kalimshe, jo me kërkesë nga Republikanët por nga organizata e pensionistëve demokratë IDU ku anëtarë janë edhe republikanët amerikan.

Berisha është paisur me vizë “Waiver” (falje të përkohshme të ndalimit) sipas nenit 212(d)(3) të Ligjit të DASH për persona të ndaluar ne SHBA, pra nuk disponon vizë 10 vjeçare si çdo shtetas shqiptarë që merr një vizë jo emigruese.

Ndaj mashtrimet e Fates janë vërtetë qesharake, i cili pretendon se Berisha ka marrë vizë 5 vjeçare, kur kjo vizë nuk ekziston më në sistemin e vizave jo emigruese amerikane dhe sekretari Rubio nuk meret me heqjen e ndalimeve por gjykatat, gjë që nuk ka ndodhur.

Dasmat dhe lodrat e idiotëve janë një tjetër “budallallik me okë:” i vetë Berishës dhe i atyre që nuk i ndahen deri në vdekje. /Ekskluzive.al