osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Egërsia e “patriotëve” të Ramushit? Precedenti kur Nano takoi Sllobodanin apo kur Rugova shkoi në zyrën e Sllobos në Beograd

Egërsia e “patriotëve” të Ramushit? Precedenti kur Nano takoi Sllobodanin apo kur Rugova shkoi në zyrën e Sllobos në Beograd

Nga Ylli Pata

“Delli patriotik” ka kapur mbrojtësit e “kombit kosovar” dhe të gjithë janë turrur egërsisht ndaj Edi Ramës, kur ky i fundit sulmoi ashpër Ramush Haradinajn.

E pritshme nga enturazhi i Haradinajt, që do të mbronin me sulm politikanin sponsorizues.

Por thjesht për opinionin publik duhet kujtuar se kemi të bëjmë me një supë që ringrohet sa herë këtu e 30 vjet politika nuk ka instrument integrimi apo idesh, por thjesht praktikohet një luftë civile verbale.

Megjithatë, ja vlen të sjellim në kujtesë disa precedentw historikë për të parë që e gjithë kjo gjuhë nuk ka të bëjë me argumente reale, por me mungesën e tyre.

Në vitin 1991-1997, një pjesë e mbështetësve të Berishës nga Kosova sulmonin egërsisht Partinë Socialiste si aleate e Sllobodan Millosheviçit, e natyrisht sillnin faktin historik të pjesëmarrjes aktive të dy liderëve të komunistëve jugosllavë Mugosha e Miladin Popoviç në themelimin e aktivitetin e PKSH-së deri në vitin 1944.

Për gati 50 vjet, gjatë regjimit komunist jugosllav, Tirana zyrtare ka qenë në gjendje impasi me Beogradin, ndërkohë që politikanë kosovare, kryesisht komunistë, bashkëjetuan në Jugosllavinë e Titos, duke shënuar ulje- ngritje me një regjim pushtues që natyrisht ka shtypur jo vetëm Kosovën, por edhe shqiptarët e Maqedonisë, ata të Malit të Zi, e natyrisht Preshevën.

Në vitin 1990, me daljen e LDK-së në skenën politike të Kosovës, kjo e fundit lidhi marrëdhënie të afërt me PD-në e Sali Berishës në Tiranë, duke pasur një marrëdhënie të ftohtë me krerët komunstë duke nisur nga Ramiz Alia, i cili kishte nisur takimet me një krah radikal të majtë, të cilët më vonë do të krijonin UÇK-në.

Kur socialistët erdhën në pushtet në 1997, përkrahën politikanët radikalë të UÇK-së, që arritën të ulen avash- avash në të gjithë tryezat ndërkombëtare të Kosovës dhe kulmi arrit në Rambuje.

Në vitin 1998, Fatos Nano, atëherë kryeministër i Shqipërisë, takoi në Kretë të Greqisë, gjatë një samiti ndërkombëtar të tmerrshmin Sllobodan Milosheviç. Nuk pati mëshir për Nanon nga qarqet e LDK-së, të Berishës këtu, apo edhe media mjaft të egra në fjalor si Bota Sot që botohej në Zvicër. “Është tradhtar”.

Pak muaj më pas, i ndjeri Ibrahim Rugova e takoi Milosheviçin indirekt edhe direkt. Indirekt, nëpërmjet kreut të San Egidios kur firmosi një marrëveshje për arsimin, e më pas në Beograd, në kulmin e bombardimeve.

Radikalët e majtë shpërthyen: Rugova tradhtar! Qarqet që sulmuan Nanon, justifikonin presidentin e ndjerë të Kosovës, duke argumentuar me sa më shumë fakte që mundnin të kundërtën.

Nëse në Rambuje, do të shkonte jo Milutinoviçi, por Sllobodan Millosheviçi, padyshim që delegacioni i Kosovës që drejtohej nga Hashim Thaçi, e përbëhej që nga Ibrahim Rugova e deri të Rexhep Qosja e Veton Surroi do të takoheshin me të, ngaqë ai përfaqësonte Serbinë.

E në fakt Milutinoviçi nuk ishte gjë tjetër vetëm kukull e Sllobos, pasi ishte online me të kur refuzoi firmosjen.

Në vitin 2000, në Beograd vjen në politikan pro perëndimor, Zoran Xhingjiç, një centrist liberal, i cili bëri kompromise edhe me paramilitarë për të rrëzuar nga pushteti Milosheviçin.

Edhe pse ishte nata me ditën me Milosheviçin, Xhingjiç, Kosovën e cilësonte pjesë të Serbisë, të paktën publikisht pasi njerëz pranë tij pranonin se tashmë ishte një realitet i kryer.

Shpejt ai u vra nga ekstremistët dhe në krye të Beogradit erdhën politikanë radikalë gati sa Sllobo.

Edhe Boris Tadiç, një politikan liberal kurrë nuk e pranoi Kosovën e pavarur dhe nuk u ul në tryezë me ndonjë politikan të Kosovës.

I vetmi që pranon Kosovën e pavarur, është liberaldemokrati Çedomir Ivanoviçi, i cili fatkeqësisht mbetet në opozitë.

Sot në pushtet në Serbi është Vuçiç, një ish-delfin i radikalëve dhe ministër dikur i Sllobos. Në qeveri me të është edhe Daçiç, një ndihmës i Milosheviçit. Të cilët fitojnë zgjedhjet që prej vitit 2012. Forcat properëndimore ende nuk kanë arritur të fuqizohen, edhe falë ndikimit dhe investimit shumë të fortë të Moskës zyrtare, e cila financon media, politikanë por edhe direct në investime ekononomike për influencë politike antiperëndimore.

Çedomir Ivanoviçi është një “ishull” politik që i vetmi flet për ndarje me Moskën, por që nuk ka një qasje politike të gjerë, pasi edhe forcat opozitare shfaqen më “katolikë se Papa” për çështjen e Kosovës.

Megjithë këtë situatë, SHBA e BE kanë insistuar që të ulin në tryezë krerët e Kosovës me ata të Serbisë.

Në fillim ka qenë Daçiç-Thaçi, më pas Vuçiç-Thaçi, e sot pritet që të kemi Kurti-Vuçiç.

Në hapat e parë të dialogut me Beogradin, përveç Vetëvendosjes, të gjithë ata që sot sulmojnë Ramën ishin pro dialogut të Thaçit. Siç ishin pro edhe kur Rugova takonte Milosheviçin. Kosova tashmë ka një klasë politike që prej 2008-s mund të bëjë shumçka për vendin e tyre dhe Tirana nuk ka përse të jetë më alibi, apo edhe Beogradi.

Janë kancelari të ndara dhe gjithçka gatuhet sipas interesave apo konteksteve të veçanta. Është koha që më shumë se fjalët kanë më peshe veprat: siç vizioni e strategjia e Rugovës, lufta e UÇK-së dhe akti i firmosjes në Rambuje. Çfarë ka ardhur më pas ka qenë pasojë e tre të parave, tani përrallat me tradhtarë e heronj nuk shesin më, siç edhe librat e disa komandantëve që historinë e shkruanin në vetë të parë e sot si gjendet nam apo nishan.