osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

FAKSIMILET/ E vërteta e HEC-eve mbi Osum dhe bllofi i letrës së Ilir Metës

FAKSIMILET/ E vërteta e HEC-eve mbi Osum dhe bllofi i letrës së Ilir Metës

Çështja e dhënies së lejes për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e Osumit u kthye ditët e fundit në qendër të vëmendjes së medias dhe opinionit publik. Në kohën kur Ministri i Mjedisit Blendi Klosi njoftoi se ka konstatuar parregullsi në dokumentet mjedisore të lëshuara nga ky institucion gjatë viteve të shkuara dhe vuri alarmin për rrezikun me të cilin mund të përballen kanionet, në media u servir një letër në të cilën Kryetari i atëhershëm i Kuvendit Ilir Meta i shkruante Ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe për dijeni Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Nuk vonoi shumë dhe portalet pranë opozitës njëzëri identifikuan Metën si shpëtimtarin e kanioneve me pretendimin se kishte vënë në dijeni qeverinë por nga kjo e fundit nuk kishte patur reagim. Por si qëndron e vërteta pas gjithë kësaj rrëmuje të qëllimshme mediatike?

Në datën 23.01.2013, qeveria e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në atë kohë ende në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim miraton vendimin “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të HEC-eve ‘Bigas & Veleshnje’ dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkuruese që i jepet shoqërisë”. Ky vendim vjen në qeveri përmes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës e drejtuar në atë kohë nga Edmond Haxhinasto i LSI, njëkohësisht krushku i një tjetër eksponenti të LSI-së Nasip Naço. Po pse emri i këtij të fundit ka rëndësi? Sepse fituesit e këtij bonusi, shoqëritë “2 AF” shpk dhe “Qato 01”, njihen si njerëz të afërt të zyrtarit të LSI-së Nasip Naço. Për dhënien e bonusit, në qeveri është paraqitur dhënia e mendimit nga Ministria e Mjedisit e cila konsideron se këto koncesione nuk bien ndesh me legjislacionin për mjedisin.

Më datën 6 Shtator 2013, kohë kur Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës drejtohej nga Florion Mima i Partisë Demokratike, nënshkruhet prej këtij të fundit kontrata e koncesionit e formës “BOT” për ndërtimin e HEC-eve “Bigas & Veleshnje” në lumin e Osumit.

Çfarë ndodh më pas? Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, një tjetër institucion i drejtuar nga përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim harton raportin e Oponencës Teknike mbi projektin e zbatimit të hidrocentraleve “Bigas dhe Veleshnje”, në fund të vitit 2014. Në zbatim të këtij raporti të hartuar nga AKBN, Ministria e Energjisë ka miratuar projektin e zbatimit për këto HEC-e.

Në 26 Mars 2015, Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtuar nga Julian Beqiri i LSI, jep “Vendim për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis paraprak” në të cilin shkruan se “AKM-ja pas përfundimit të procedurës paraprake të VNM-së, vendosi që ky projekt nuk duhet ti nënshtrohet procedurës së VNM-së së thelluar”. Po në këtë shkresë shkruhet “…zhvillimi i këtij aktiviteti nuk prek apo cënon zonë të mbrojtura, fond pyjor, burime ujore të veçanta/jetike, objekte kulti apo monumente dhe jetën e banorëve përreth”.   

Bazuar mbi këto qëndrime të Ministrisë së Mjedisit dhe autoriteteve përkatëse që duhet të mbronin mjedisin, Ministria e Energjisë në cilësinë e autoritetit kontraktor është dashur të miratojë kontratën shtesë në 18 maj 2016, duke reflektuar parametrat hidroenergjetike sipas projektit të zbatimit.

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton në vendimin Nr.4, datë 23 Nëntor 2016 “Lejen e ndërtimit për objektin: Ndërtimi i hidrocentraleve Bigas 1, Bigas 2 dhe Veleshnje, me vendndodhje në pellgjet ujëmbledhës të përrenjve Bigas dhe Veleshnje, në njësitë administrative Potom, Çepan, Bashkia Skrapar”. Pra, ndryshe nga sa u pretendua në media, KKT e ka miratuar lejen e ndërtimin brenda afatit të  vlefshmërisë së lejes mjedisore. Ajo çka ka ndodhur në 2017 siç pretendohet, nuk është dhënia e lejes por zbardhja e saj dhe dorëzimi tek kompania e cila e ka fituar këtë të drejtë në vendimin e 23 Nëntorit 2016.

Në kushtet e prag fushatës elektorale për zgjedhjet e Qershorit 2017, grupet e interesit i dërgojnë një letër shqetësimi Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Ky i fundit, i ndodhur në një pozitë të pavaforshme në prag të zgjedhjeve e me një problem që mund të ndikonte në votat në një Qark si Berati ku LSI kishte pretendime bën një manovër për të dalë nga situatë. Në vend që ti kërkonte zyrtarëve të tij të tregonin nëse cënon apo jo kanionet ky projekt për hidrocentrale, zgjedh të dërgojë një letër më 9 Mars 2017 drejtuar Ministrit të Mjedisit Lefter Koka nga po LSI dhe për dijeni Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri. Meta paraqet shqetësimin e ngritur nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Raftingut, shoqatave të turizmit, bizneseve lokale, komunitetit të qarkut të Beratit, ambientalistëve, etj, ku ndërtimi i 3 hidrocentraleve do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme ujvarat e kanionit “Kaskada e Bigasit” dhe do të ndikojë negativisht në ekosistemin e kanioneve të Skraparit.

Nuk dihet nëse ministri i Ilir Metës, Lefter Koka i ka kthyer apo jo një përgjigje letrës së drejtuar nga kryetari i partisë së tij në atë kohë Kryetar i Kuvendit. Ajo çka dihet është se një javë më pas, në 16 Mars 2017, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve Ergys Agasi po nga LSI merr një vendim administrativ nr.5, të dënimit kryesor dhe paralajmërim dhe të dënimit plotësues pezullim të aktivitetit” për shoqërinë “HP Bigas dhe Veleshnje Energy” shpk.

Në vijim të letrës së marrë nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Ministria e Energjisë i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të drejtuar nga një tjetër përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputeti aktual Viktor Tushaj. Në letrën e ministrisë që mban datën 14 Prill 2017, kërkohet nga ky institucion verifikimi i problemeve të ngritura nga Kryetari i Kuvendit.

Ndodh sërish çudia me djemtë e LSI. Janë dy shkresa që ndryshojnë sërish gjithçka duke nxjerrë bllof në lojën e tij edhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve drejtuar nga Ergys Agasi firmos në Maj 2017 shfuqizimin e vendimit administrativ të marrë në 16 Mars ndërsa vlerëson se shoqëria ka marrë masat e nevojshme.

Gjithashtu, AKBN po e LSI i kthen përgjigje Ministrisë së Energjetikës në të njëjtën linjë. Me të marrë përgjigjen nga AKBN, Ministria e Energjisë ja dërgon atë Kryetarit të Kuvendit në 13 Qershor 2016 dhe në shkresën e Viktor Tushajt thuhet “…Sipas AKBN, projekti i zbatimit përmbush standardet dhe normat në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e impakteve negative dhe shprehet dakord për vazhdimin e procedurës që gjatë zbatimit të projektit për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve të respektohen me korrektësi kushtet e përcaktuara në raportin e VNM dhe në Lejen Mjedisore..”.

Të gjitha ato institucione që duhet të mbronin kanionet dhe mjedisin rezulton të kenë mbyllur qëllimisht sytë. E gjitha ka fillimin dhe mbarimin në një emër atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ka luajtur me disa gurë njëkohësisht: kompaninë që fitoi koncesionin si e afërt me Nasip Naçon; Edmond Haxhinaston që vuri në lëvizje qeverinë Berisha për miratimin e bonusit dhe nisjen e procedurës së  koncesionit; Florion Mimën që coi përpara qokën e Haxhinastos për Nacon; Ministrinë e Mjedisit me ministrin e LSI Lefter Koka që ka miratuar lejen mjedisore; Agjencinë Kombëtare të Mjedisit me Julian Beqirajn dhe Inspektoratin Shtetëror për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve me Ergys Agasin po nga LSI që kanë ekzekutuar dokumentët që legjitimonin cënimin e kanioneve dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore të drejtuar nga Viktor Tushaj i LSI që ka legjitimuar gjithashtu dokumentet e mjedisit. /LEXO.AL