HomeAktualitetKryesore

FAKTET/ Si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kamufluar pasuritë në emër të prindërve: 17 vila, toka edhe pallate nga Sauku në Lalëz

FAKTET/ Si Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kamufluar pasuritë në emër të prindërve: 17 vila, toka edhe pallate nga Sauku në Lalëz

Monika Kryemadhi është aksionere në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, siç ka deklaruar vilën në Gjirin e Lalzit, pallatin në Laprakë…

Zbardhen dokumentet që tregojnë se si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë kamufluar pasuritë në emër të familjarëve të tyre.

Duke komentuar në rrjetet sociale hetimet e SPAK, gazetari Adriatik Doçi shprehet se familja e Kryemadhit zotëron pasuri nga Sauku deri në Lalëz. Gazetari ka nxjerrë dokumentet nga Kadastra, që tregojnë se familjarët e Kryemadhit zotërojnë 17 pasuri të paluajtshme. Po ashtu edhe i ati i Ilir Metës zotëron pasuri të patundshme.

Sipas tij, Monika Kryemadhi është aksionere edhe në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI.

“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kamufluar një pasuri me vlerë miliona euro nga Sauku, zona përballë TEG, Rruga e Elbasanit, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit, në emrin e Fatime Kryemadhit (nëna e Monikës), Drini Kryemadhi (vëllai i Monës), Rexhep Metaj (babai i Metës).

Edhe pse si të ardhura të ligjshme kanë dy pensione dhe një pagë si inxhinier, tre të afërmit e çifti Meta-Kryemadhi kanë në pronësi të paktën 17 pasuri, ku përfshihen vila, pallate dhe toka.

Besoj se SPAK i ka indentifikuar këto pasuri. Nëse e ka pasur të vështirë t’i gjejë, ua jap unë letrat.

Monika Kryemadhi është aksionere në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, siç ka deklaruar vilën në Gjirin e Lalzit, pallatin në Laprakë, apartamentin 500 m2 te Kodra e Diellit etj”, shkruan ai.

SPAK ka hapur lëtyrat e pasurive të familjes Meta dhe kjo ka nxjerrë nga shinat kreun e PL. Ndërkohë flitet se këtë javë mund të ketë zhvillime nga prokuroria, por mbetet të presim.