osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Daja i Petrit Vasilit dhe daja i Ilir Metës jetë luksi me paratë publike, kanë përfituar 70 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës

Daja i Petrit Vasilit dhe daja i Ilir Metës jetë luksi me paratë publike, kanë përfituar 70 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës

Partia e Lirisë, ish LSI-ja, mbajti dje konventën, ku ‘zgjodhi’ president pronarin e saj, Ilir Metën. Si Meta, ashtu edhe Petrit Vasili, në fjalimet e tyre u kujdesën duke shmangur çështjen e korrupsionit, ndërsa u fokusuan te Stalini, Vojo Kushi, Dvorani dhe tradhtarët në parti.

Edhe pse zyrtarisht Ilir Meta dhe partia e tij janë larguar nga pushteti që nga viti 2017, kanalet e parave publike dhe pasurimit mbeten të hapura.

Daja i Petrit Vasilit, Rasim Hamzaraj dhe daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, kanë përfituar mbi 70 milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës dhe degët e saj.

Madje Hamzaraj ka lidhje edhe me koncensionet e konsideruara si korruptive në shëndetësi.

Daja i Vasilit, 45 milionë euro tendera

Rasim Hamzaraj, i njohur si daja i Petrit Vasilit, ishte bashkëpronar dhe administrator i kompanisë farmaceotike Megapharma, me nipt J61814028F, themeluar 30 vite më parë.

Deri në vitin 2018, Hamzaraj kontrollonte vetë kompaninë. Nga viti 2018 deri në janar 2024, e kontrolloi përmes bashkëshortes Monika Hamzaraj, 54 vjeçe.

Ai ia shiti aksionet bashkëshortes për 60 mijë lekë. Zonja Hamzaraj i shiti më pas këto aksione për 2.3 milionë euro.

Ka dyshime të forta se shitja e aksioneve në 2018 ishte fiktive.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, Megapharma ka marrë 1200 tendera në shëndetësi me vlerë mbi 45 milionë euro.

Megapharma e dajë Luçit, siç e thërret Vasili, është një nga kompanitë që ka përfituar më shumë tendera në shëndetësi. Mbi 600 tendera i ka marrë vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe qindra të tjerë nga degët e saj.

Tenderat karakterizohen nga flamuri i kuq i korrupsionit. Një pjesë e administratës së shëndetësisë ka punuar vetëm për të kaluar paratë në llogaritë e çiftit Hamzaraj me tendera me pazar në tavolinë dhe oferta fituese gati sa fondi limit.

Me paratë e korrupsionit me tendera publikë, çifti Hamzaraj bënte dhe bën një jetë luksi, shëtitje nëpër botë, ndjekje të eventeve të modës, depërtim në rrethe VIP etj.

Teksa Rasimi tregohet i kujdesshëm për t’u mos ekspozuar, Monika nuk e fsheh luksin dhe shpenzimet marramendëse me paratë që kanë marrë në buxhetin e shtetit shqiptar, që nga veshjet firmato, aksesorë dhe udhëtime në vende ekzotike.

Vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Dhe jo pak, por 13 milionë euro tendera.

Partia Socialiste, kur ishte në opozitë, deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së ministrit. Por, pasi erdhi në pushtet, PS i ka dhënë mbi 45 milionë euro kompanisë së dajës së Vasilit, para të cilat kanë shkuar për vila në rezidencat e oligarkëve dhe luks.

Daja i Metës, 25 milionë euro

Gjatë qeverisjes së Rilindjes, daja i Ilir Metës ka marrë tendera publikë me vlerë rreth 25 milionë euro, plus miliarda lekë nënkontraktime.

Daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, i cili ka mbledhur vota për LSI në Kamëz, i ka marrë paratë publike përmes kompanisë Desaret Company, me nipt K01816001J.

Kompania është themeluar që në vitin 1996 dhe besohet se ka marrë dhjetëra milionë euro para publike ndër vite, me ndikimin e Ilir Metës.

Metani herë ka dalë vetë si pronar, herë e ka kaluar kompaninë në emrin e shtetases Sofije Shani. Por, të dhënat tregojnë se kompania është themeluar dhe kontrollohet nga daja i Ilir Metës.

Në një kohë kur merrte para publike, Vladimir Metani rezulton mes financuesve të LSI-së, partisë me kryetar Ilir Metën.

Prapaskena mëson se daja i Ilir Metës, Vladimir Metani, ka privatizuar pasuri publike, ndërsa ka marrë para publike kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe në poste të tjera të larta publike.

Daja i Ilir Metës i ka marrë tenderat nga Bashkia Skrapar, Bashkia Rrogozhinë, Berat, Klos, Berat, Tiranë, Prrenjas, Kavajë, Peqin, Lezhë dhe rreth 5 milionë euro nga Rindërtimi

Tenderat janë finalizuar kryesisht me pazar në tavolinë dhe me oferta fituese gati sa fondi limit.

Disa nga tenderat janë firmosur nga kryebashkiakë të LSI-së deri në vitin 2023, fakt i cili krijon dyshime të forta për një skemë të organizuar korrupsioni nga Ilir Meta.